Turqi-Terroristët rrëfehen në lidhje me organizatën

Terroristët e kapur të PKK-së gjatë marrjes në pyetje thonë se udhëheqësit e organizatës nuk besojnë tek Allahu dhe se janë duke i helmuar të rinjtë me këto lloj mendimesh.

520975

Në nënprefekturën Lixhe janë kapur të gjallë 6 terroristë të PKK-së.

Në deklaratat e tyre të depozituara pranë forcave të sigurisë terroristët bënë rrëfime mahnitëse në lidhje me organizatën separatiste terroriste PKK.

Terroristët shpjeguan se si PKK-ja përbuzë fenë, besimet dhe çdo gjë tjetër, ndërsa u bënë thirrje të rinjve që të mos i bashkëngjiten organizatës.

Terroristët theksuan se organizata nuk përbuzë vetëm fenë islame, por të gjitha fetë dhe se tek pjesëtarët e organizatës nuk ka ndonjë koncept të Perëndisë dhe se shumica prej tyre janë ateistë.

Duke bërë fjalë edhe për lidhjen e organizatës terroriste PKK me trafikimin e lëndëve narkotike, terroristët thanë se organizata detyroi me dhunë fshatarët të mbjellin marihuanë dhe se merr haraç.

Terroristët e kapur gjithashtu pohuan se ata të cilët arratisen nga organizata dhe kapen, më pas ekzekutohen me vdekje.

Lajme të ngjashme