Presidenti Erdogan i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në vend

Presidenti Erdogan shtroi iftar për punonjësit në Kompleksin Presidencial.

Presidenti Erdogan i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në vend

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan) duke theksuar se asnjë forcë nuk do të mund të ndaj Turqinë, ai dha mesazhin e vendosmërisë në luftën kundër terrorit.

Në takimin e tij me punonjësit e Kompleksit Presidencial në darkën e iftarit, Presidenti Erdoan tha se Turqia, e cila ndodhet në shënjestër të organizatave terroriste, është duke kaluar një sprovë të vështirë.

“Nuk kam as më të voglin dyshim se në të ardhmen do të mundim terrorin, organizatat terroriste dhe këto akte të terrorit. Herët ose vonë ne me lejen e Perëndisë do t’ia dalim kësaj pune”, -ka thënë Presidenti Erdoan.

Duke e bërë të ditur se Turqia kur nuk do të ndahet, Presidenti Erdoan tha: “Ka prej atyre të cilët imagjinojnë vetë. Ju imagjinoni kot, urdhëroni pra, ndaj kujt zhvillohen të gjitha këto operacione? Ne kurë nuk do të ju japim, nuk do të dorëzojmë asnjë copë, të këtyre territoreve të lagura me gjakun e dëshmorëve nga kjo vendlindje”.

Në lidhje me sulmin e terrorit ndaj aeroportit Ataturk në Stamboll, Presidenti Erdoan tha: “Cili është mëkati i këtyre civilëve të pafajshëm? A ka kjo ndonjë anë humane, të ndërgjegjes? A ka ndonjë anë nga aspekti i islamit? Nuk ka. Feja jonë thotë; ‘Të bëhesh shkaktar i vdekjes së një personi, është njëjtë sikur të shkaktosh vdekjen e gjithë njerëzimit’. Si mund të kryeni një gjë të tillë?”

Duke e bërë të ditur se do të zbulohen dhe pastrohen ata të cilët kanë qenë pjesë e strukturave paralele, Presidentit Erdoan theksoi se “Turqia do ti arrijë patjetër objektivat e saj të përcaktuara për vitin 2023”.

“Në të vërtet fatkeqësia kryesore e Turqisë nuk janë këto ngjarje të terrorit, por do të ishte largimi nga objektivat dhe idealet e saj. Kjo është ajo prej të cilës ne nuk heqim dorë. Ne kurë nuk do ta lëmë kombin tonë të ballafaqohet me një fatkeqësi të tillë”, - ka thënë Presidenti.

Erdoan gjithashtu tha se janë hedhur hapa të rëndësishme në rrugën për rregullimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit të tensionuara pas sulmit të Izraelit ndaj anijes Mavi Marmara.

Duke uruar që këto hapa të hedhura të jenë të dobishme për popullit turk dhe palestinezët, Presidenti Erdoan tha se nesër nga porti i Mersinit për në portin izraelit Ashdod do të dërgohet anija me 14 mijë tonë ndihma humanitare në mesin e të cilave përveç ushqimeve ka edhe veshmbathje dhe dhurata për fëmijë.

Presidenti Erdoan theksoi se në Gazë ka përfunduar ndërtimi i një spitali shtetëror me 200 shtretër, ndërsa shtoi se në spital janë instaluat të gjitha pajisjet e nevojshme, ndërsa përurimi i spitalit do të bëhet më vonë.

Erdoan tërhoqi vëmendjen në premtimin e dhënë nga ana e Izraelit në lidhje me shkollat, ndërsa shtoi se “Izraeli do të lejoj qasjen e këtyre lloj ndihmave që do të shkojnë nëpërmjet Turqisë”.

Presidenti preku edhe në bisedën telefonike të zhvilluar me Presidentin e Federatës së Rusisë, Vladimir Putin me të cilin është rënë dakord që marrëdhëniet mes dy vendeve të normalizohen me shpejtësi dhe të arrijnë nivelin e mëparshëm.



Lajme të ngjashme