Anija e parë me ndihma për Gazë niset të premten

Anija e ngarkesës kargo “Lady Leyla” me ushqime dhe lodra për fëmijët palestinezë do të niset të premten nga porti i Mersinit (Turqi) me destinacion portin izraelit Ashdot.

AFAD.jpg
AFAD
unrwa gazze.jpg

Turqia me Izraelin u pajtuan pas 6 vjetësh.

Anija e parë me ndihma për në Gazë do të niset këtë të premte.

Nën koordinimin e Agjencisë së Kryeministrisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD) të premten anija e ngarkesës “Lady Leyla” do të niset nga porti i Mersinit (Turqi) me destinacion portin Ashdot të Izraelit.

Përveç 10 mijë lodrave që do t’u shpërndahen fëmijëve palestinezë në bajram në anije ka edhe miell, oriz, sheqer dhe ushqime të tjera.



Lajme të ngjashme