Përurohet xhamia e parë me minare në Haiti

Xhamia Bukman Buhara ndërtimi i së cilës ka filluar në vitin 2014 nga Fondacioni Fetarë i Turqisë u përurua në muajin e Ramazanit.

Përurohet xhamia e parë me minare në Haiti

Xhamia e parë me minare në Haiti, ndërtimi i së cilës ka filluar në vitin 2014 nga ana e Fondacionit Fetarë të Turqisë u përurua gjatë muajit të Ramazanit.

Rreth 5 mijë myslimanë që jetojnë në Haiti, tani do të hapin iftaret e tyre me zërin e ezanit dhe do të falin namazin e teravive gjatë Ramazanit.

Mustafa Tutukun, drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Fetarë të Turqisë tha se xhamitë kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë nga aspekti i fesë dhe ai socio-kulturor.

Duke e bërë të ditur se ndërtimet e xhamive dhe qendrave arsimore nga ana e Fondacionit nuk kufizohet vetëm brenda kufijve të Turqisë, Tutukun tha se këto lloje aktivitete ndërmerren edhe për myslimanët pakicë në vendet ku nuk ka xhami.

Tutkun gjithashtu tha se fondacionet janë ato që mbajnë pishtarin e ndërtimit të xhamive brenda dhe jashtë vendit, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Fondacioni ynë aktualisht menaxhon me 24 projekte të ndara të xhamive, ku 17 janë duke u ndërtuar në 9 vende, ndërsa në 7 vende është duke u punuar për përcaktimin e hapësirës dhe punët e projektit. Ndërkaq në vendin tonë janë duke u zhvilluar punimet e ndërtimit të 5 xhamive dhe janë duke vazhduar projektet e 4 xhamive”.



Lajme të ngjashme