Gormez pret dijetarët emigrantë në darkën e iftarit

Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez, procesin që ndodhet bota sot e vlerësoi si një krizë civilizimi.

Gormez pret dijetarët emigrantë në darkën e iftarit

Mehmet Gormez u takua në darkën e iftarit me dijetarët emigrantë në Turqi të cilët kanë ardhur nga Siria, Palestina, Egjipti, Iraku, Sudani dhe Jemeni.

Në iftarin në Qendrën Kërkimore Islame në Stamboll morën pjesë më shumë se 300 dijetarë.

Në fjalimin e rastit, Gormez u shpreh në lidhje me rëndësinë e dijetarëve në periudhën në të cilën po jetojmë.

Ai theksoi se, civilizimi islam përgjatë gjithë historisë ka kaluar kriza të mëdha dhe sot përsëri është duke kaluar nga një krizë. Ai bëri të ditur se ashtu si në të shkuarën, me ndihmën e dijetarëve, këto kriza duhet të lihet përsëri pas.  

Gormez kërkoi që dijetarët emigrantë në Turqi të mos qëndrojnë pasivë.

“Tek ne kanë ardhur dijetarë edhe nga Kajro, edhe nga Damasku, edhe nga Bagdadi dhe ne duhet që të përfitojmë nga njohuritë e tyre” tha Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez.



Lajme të ngjashme