Ankaraja përgënjeshtron lajmet për vrasjen e civilëve sirianë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Tanju Bilgiç, bëri me dije se asnjë lajm, që pretendon se forcat turke të sigurisë kanë qëlluar mbi civilët sirianë në kufirin Turqi-Siri duke shkaktuar vdekjen e disa prej tyre, nuk pasqyron realitetin.

Ankaraja përgënjeshtron lajmet për vrasjen e civilëve sirianë

Zëdhënësi i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, Tanju Bilgiç, bëri me dije sot herët se asnjë lajm, që pretendon se forcat turke të sigurisë kanë hapur zjarr drejt civilëve sirianë në kufirin Turqi-Siri duke shkaktuar vdekjen e disa prej tyre, nuk pasqyron realitetin.

“Nuk reflektojnë të vërtetën asnjë nga ato lajme, të cilat pretendojnë se të dielën në mbrëmje forcat turke të sigurisë kanë hapur zjarr qëllimisht drejt civilëve sirianë, që përpiqeshin të hynin ilegalisht në vendin tonë nga një zonë e qytetit Hatay, në kufirin Turqi-Siri, duke shkaktuar vdekjen e disa pre tyre”, u shpreh zëdhënësi Bilgiç në përgjigje të një pyetjeje mbi pretendimet se është hapur zjarr ndaj sirianëve, që tentojnë të kalojnë kufirin e Turqinë me rrugë të jashtëligjshme.

Bilgiç theksoi se të gjitha ndërhyrjet e forcave turke të sigurisë kundër nismave për të kaluar kufirin e Turqisë në mënyrë të paligjshme realizohen plotësisht sipas kuadrit ligjor.



Lajme të ngjashme