Programi i iftarit në çadrën e ngritur në Moskë

Në çadrën e ramazanit të ngritur në Moskë, u zhvillua programi i iftarit i quajtur “Mbrëmja e Turqisë”.

Programi i iftarit në çadrën e ngritur në Moskë

Në iftarin e shtruar në çadrën e ramazanit në çadrën e ngritur në Parkun Fitorja, morën pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Moskë, Umit Yardim, Kryetari i Këshillit të Myftinjve të Rusisë Ravil Gaynuddin si dhe shumë nënshtetas të dyja vendeve.

Në programin e filluar me këndimin e Kuranit, pas fjalimeve, u shfaq një video ku shpjegohej tradita e ramazanit në Turqi.

Myslimanët që jetojnë në Rusi, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ngritën çadrën e iftarit për herë të 11-të.

Çadra e ngritur nga Administrata Fetare e myslimanëve në Moskë, jep shërbim për 450 persona përnjëherë ndërsa gjatë gjithë mbrëmjes i shërben 700 personave.

Në këtë çadër, çdo mbrëmje organizohen programe iftari të vendeve dhe rajoneve të ndryshme.



Lajme të ngjashme