Jep dorëheqjen ambasadori i BE-së në Turqi

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Turqi, Hansjörg Haber ka dhënë dorëheqjen pas reagimeve që kishin ngjallur deklaratat e tij në Ankara dhe Bruksel lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit turq në zonën e Shengenit.

Jep dorëheqjen ambasadori i BE-së në Turqi

Ka dhënë dorëheqjen Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Turqi, Hansjörg Haber.

Gjatë një brifingu të posaçëm me një grup gazetarësh muajin e kaluar Haber kishte bërë deklarata që kishin ngjallur reagime në lidhje me procesin e heqjes së vizave për qytetarët turq në Zonën Schengen.

Për shkak të këtyre deklaratave Haber ishte thirrur për sqarime edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe kur u përball edhe me presionin e Brukselit u detyrua të japë dorëheqjen.

Mësohet se kërkesa për dorëheqje kishte ardhur nga vet Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.



Lajme të ngjashme