Ushtria turke asgjëson 8 terroristë të DAESH-it dhe 6 të PKK-së

Objektivat e organizatës terroriste, DAESH, në Siri, janë goditur me obusë “Furtuna” nga ushtria turke dhe janë bombarduar nga avionët luftarakë të koalicionit ndërkombëtar.

terör operasyon.jpeg
tsk deaş mevzileri.jpg

Objektivat e organizatës terroriste, DAESH, në Siri, janë goditur me obusë “Furtuna” nga ushtria turke dhe janë bombarduar nga avionët luftarakë të koalicionit ndërkombëtar. Gjatë operacioneve janë asgjësuar 8 terroristë të DAESH-it.

Ekipet zbuluese të ushtrisë turke konstatuan se terroristët e DAESH-it po përgatiteshin për të goditur me predha topi në drejtim të Turqisë.

Pa humbur kohë, Forcat e Armatosura të Turqisë goditën me obusë “Furtuna” 11 objektiva të organizatës terroriste, që konsistonin në pozicione armësh të rënda, raketash “Katyusha” dhe predhash mortaje.

Nga ana tjetër, avionë luftarakë të koalicionit ndërkombëtar ndërmorën 3 sulme ajrore në fshatin Jakka dhe qytezën Duvaybik të Sirisë.

Ditët e fundit kanë shënuar përparim edhe për forcat opozitare siriane, të cilat kanë rimarrë nga terroristët e DAESH-it dy zona pranë kufirit të Sirisë me Turqinë.

Sakaq, gjuajtësit turq të tipit F-16 realizuan dy operacione ajrore në zonat rurale Eruh të Siirtit dhe Bejtussebap të Sirnakut duke shkatërruar 6 pozicione të terroristëve të PKK-së.

Kurse në qytezën Semdinli të provincës jugore Hakkari janë asgjësuar 6 terroristë, që sulmuan me armë një zonë të rrethuar ushtarake.



Lajme të ngjashme