Patriku armen: Bundestagu nuk ka pse të luajë rolin e gjykatësit

Në letrën që i ka shkruar Presidentit Erdoan ndihmësi i Patrikut të Armenëve të Turqisë kritikon miratimin e rezolutës nga Parlamenti Federal i Gjermanisë, duke bërë të ditur se ky vendim i Bundestagut është pritur me hidhërim nga komuniteti armen.

506309
Patriku armen: Bundestagu nuk ka pse të luajë rolin e gjykatësit

Ndihmësi i Përgjithshëm i Patrikut të Armenëve të Turqisë, Aram Atesyan i ka dërguar një letër Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me rezolutën e miratuar nga Parlamenti Federal Gjerman për “ngjarjet e 1915-s”.

Nuk mund të jetë e pranueshme që Bundestagu ta vendosë veten në pozitën e gjykatësit. Ky vendim ka shkaktuar një hidhërim të thellë në mesin e popullit tonë”, shkruan Atesyan në letrën e tij.

Atesyan kritikon rezolutën e miratuar nga Parlamenti Federal gjerman, ndërsa thotë se ata janë nipërit e mbesat e shoqërive turke e armene që kanë jetuar ditë të dhimbshme. “Ngarkimi i të gjithë fajit Turqisë osmane është një çështje e diskutueshme në aspektin e etikës”, shkruan patriku armen.

Duhet që dy popuj të lashtë dhe fqinj (turqit dhe armenët) të mos largohen nga njëri-tjetri përmes retorikave urryese dhe armiqësore dhe në vend të politizimit të historisë të punohet me objektivin për miqësi dhe paqe, i shkruan ndër të tjera patriku armen Presidentit Erdoan.



Lajme të ngjashme