Erdogan: Ata që përdorin PKK-së si mashë do të dështojnë

Në një iftar për të afërmit e dëshmorëve dhe veteranët Presidenti Erdogan tha se lufta kundër terrorit do të vazhdojë deri në shkuljen e terrorit nga rrënjët.

Erdogan: Ata që përdorin PKK-së si mashë do të dështojnë

Presidenti Rexhep Tayyip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Kompleksin e Presidencës shtroi të martën një iftar për të afërmit e dëshmorëve dhe veteranët.

Në fjalën që mbajti këtu Erdoan tha se që nga 20 korriku i vitit të kaluar e deri më sot janë asgjësuar 7 mijë e 600 terroristë brenda dhe jashtë vendit; janë shkatërruar një pjesë e madhe e strofkave, strehimeve dhe vazhdojnë të shkatërrohen edhe ato që kanë mbetur. Lufta kundër terrorit do të vazhdojë deri në nxjerrjen e problemit të terrorit nga agjenda e vendit, theksoi Erdoan, ndërsa shtoi se lufta e Turqisë me terrorin është një përpjekje për mbijetesën e saj.

Erdoan u ndal edhe në mbështetjen e jashtme që i jepet terrorit:

Motivi që i solli 100 vite më parë përpara Çanakalasë ushtarët e  kombësive të ndryshme të ardhur nga mijëra kilometra larg është i njëjtë me atë që i bashkon terroristët nga çdo kënd i botës në radhët e organizatës (terroriste). Ata që në atë ditë erdhën me aspiratën për ti dhënë fund pauzës 450-vjeçare brenda ëndrrës për të pushtuar Stambollin, edhe sot vazhdojnë ta përdorin organizatën terroriste (PKK) si mashë për të njëjtin synim. Punën e lënë përgjysmë nga Kryqëzatat, nga dyndjet Mongole, nga Traktati i Sevrës, këtë herë kërkojnë ta përfundojnë me anë të organizatës terroriste. Kjo është arsyeja që i mbledh nën një çati organizatat terroriste në thikë e në pikë me njëra-tjetrën duke lënë mënjanë të gjitha dallimet ideologjike”, u shpreh kreu i shtetit turk.

“Ashtu siç ikën kur erdhën 100 vite më parë, edhe sot ata që na kanë lëshuar sipër organizatën terroriste, ata që e përdorin atë (organizatën) si ‘kokë dashi’, ta dinë se kanë për të dështuar edhe një herë tjetër”, nënvizoi Erdoan.

Ai për dëshmorët e rënë dhe qytetarët që humbën jetën në sulmin me bombë të ndërmarrë të martën në lagjen “Vezneciler” të Stambollit ka shprehur ngushëllimet dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

Erdoğan shpreh se "Përpiqen më kot ata që mendojnë se do të drejtojnë sipas dëshirës së tyre Turqinë me anë të organizatave terroriste, me akte terroriste, apo të edukojnë Turqinë me terroristë. Martirizimi për ne është grada më e lartë."

"Këta terroristë pa mend që kanë përgjakur dhe kanë përhapur dhimbje për popullin në ditën e parë të Ramazanit jo vetëm që nuk mund të jenë pjesëtarë të këtij populli të dashur, dhe jo vetëm që nuk mund të jenë myslimanë, por gjithashtu nuk mund të kenë as edhe një lidhje me njerëzimin. Këto terroristë po të ishin pjesëtarë të popullit tonë nuk do të kryenin sulme ndaj vëllezërve tanë, po të ishin myslimanë nuk do të shkaktonin gjakderdhje në muajin e bekuar të Ramazanit, po të ishin njerëz nuk do të shpërthenin bomba në këtë mënyrë në mes të rrugës", u shpreh Erdoan.

Ndër të tjera duke theksuar se Kurani këta persona i përshkruan "më të ulët se kafshët" Erdoan ka theksuar: "Përpiqen më kot ata që mendojnë se do të drejtojnë sipas dëshirës së tyre Turqinë me anë të organizatave terroriste, me akte terroriste, apo do të disiplinojnë Turqinë me anë të terroristëve dhe akteve terroriste. Martirizimi për ne është grada më e lartë. Ja këtu sot ne ndodhemi këtu bashkë me të afërmit e dëshmorëve tanë dhe me veteranët tanë, çdonjëri prej të cilëve janë si një vulë dhe një kyç për ekzistencën, unitetin, të ardhmen tonë si komb dhe shtet. Ne do ti përjetojmë përgjithmonë kujtimet e dëshmorëve tanë. Por këta terroristë që kryejnë akte çnjerëzore do të kujtohen gjithmonë vetëm me urrejtje, mallkime dhe neveri. Allahu i ndihmoftë të gjithë ushtarët, policët, mbrojtësit dhe të gjithë pjesëtarët e forcave tona të sigurisë që në këto ditë të bekuara mbrojnë popullin dhe atdheun tonë."

Erdoan për dëshmorët e rënë dhe veteranët u shpreh më tej me këto fjalë: "Uroj që muaji i bekuar i Ramazanit të sjellë mëshirë dhe bereqet për fqinjët tanë sirianë, që masakrohen prej 6 vitesh në sy të të gjithë botës, për egjiptianët e përlotur, për irakianët, për qytetarët e Jemenit, për palestinezët dhe vëllezërit tanë afrikanë. Edhe njëherë shpreh mirënjohjen dhe mëshira e Allahut qoftë mbi dëshmorët e rënë, të cilët kanë sakrifikuar shpirtrat e tyre për këtë popull, për këtë flamur, për këtë atdhe dhe shtet. Gjithashtu shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë veteranët e lënduar dhe të plagosur gjatë luftës së shenjtë për të mbrojtur me jetën e tyre atdheun, të ardhmen dhe unitetin tonë."

 



Lajme të ngjashme