Çavusoglu: Nëse BE-ja nuk heq vizat, Ankaraja nuk zbaton Marrëveshjen e Ripranimit

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se në qoftë se Bashkimi Evropian (BE) do të heqë dorë nga liberalizimi i vizave për qytetarët turq, atëherë edhe Ankaraja do të pezullojë zbatimin e Marrëveshjes së Ripranim

Çavusoglu: Nëse BE-ja nuk heq vizat, Ankaraja nuk zbaton Marrëveshjen e Ripranimit

Vlerësimet në lidhje me aktualitetin shefi i diplomacisë turke i bëri në një emision të drejtpërdrejt që transmetohet në televizionin publik TRT Haber.

Çavushollu theksoi se Ankaraja kërkon që “Liberalizimi i Vizave” dhe “Ripranimi” të fillojnë të zbatohen në të njëjtën kohë, duke shtuar se çështja ka hyrë në një proces të ri me imponimin që Bashkimi Evropian po i bën Turqisë për të ndryshuar ligjin e antiterrorit.

Në bisedimet që vazhdojnë me BE-në po punohet mbi përcaktimin e një harte rrugore lidhur me hapat që do të hidhen në procesin vijues, sqaroi Çavushollu, duke shtuar se “në fakt ky proces vazhdon të funksionojë. Marrëveshja e Ripranimit dhe Marrëveshja e Liberalizimit të Vizave janë nënshkruar me kushtin që të hyjnë të dyja njëherësh në fuqi. Ky nuk është një kërcënim apo shantazh. Në qoftë se nuk zbatohet njëra, nuk bëhet as tjetra”.

“Nëse nuk do të ketë liberalizim të vizave, atëherë edhe ne do të detyrohemi të pezullojmë zbatimin e Marrëveshjes së Ripranimit (të refugjatëve). Marrëveshja (e heqjes së vizave) duhej të ishte zbatuar që më 1 qershor. Në qoftë se ky proces nuk do të sjellë ndonjë rezultat, atëherë për ne nuk mbetet ndonjë alternativë tjetër. Edhe ne këtë marrëveshje bashkë me të tjerat i marrim dhe i vendosim diku mënjanë”, nënvizoi shefi i diplomacisë së Ankarasë zyrtare.

Turqia nuk ka hequr dorë nga procesi i anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian, theksoi ministri i Jashtëm turk, ndërsa shtoi se ky proces për Ankaranë përbën një nga politikat e jashtme më strategjike.



Lajme të ngjashme