Yildirim: Rezoluta e Bundestagut ka lënduar marrëdhëniet turko-gjermane

Marrëdhëniet e Gjermanisë me Turqinë përmes kësaj rezolute janë lënduar në kuptimin e vërtetë të fjalës, u shpreh sot Kryeministri i ri i Turqisë, Binali Yildirim para fillimit të një vizite zyrtare në Azerbajxhan.

Yildirim: Rezoluta e Bundestagut ka lënduar marrëdhëniet turko-gjermane

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në lidhje me rezolutën (armene) që miratoi Parlamenti Federal Gjerman për ngjarjet e vitit 1915 tha se përgjigja e duhur do të jepet duke parë sfondin e këtij miratimi.

Shefi i qeverisë turke në konferencën për mediat që realizoi në aeroportin Esenboğa të Ankarasë para nisjes për në Azerbajxhan, ku po realizon vizitën e dytë zyrtare jashtë shtetit pas marrjes së detyrës së Kryeministrit, tha se Turqia me Gjermaninë janë dy aleatë shumë të rëndësishëm dhe e vijoi me këto fjalë deklaratën e tij: “Askush të mos presë përkeqësimin total dhe të menjëhershëm të marrëdhënieve me Gjermaninë për shkak të këtij dhe vendimeve të tjera të ngjashme me këtë, por askush nuk duhet të mendojë që kjo nënkupton atë që, ne nuk do të reagojmë, nuk do të themi asgjë. Pasi tre parti politike në Parlament (TBMM) e shpalosën shumë hapur reagimin e tyre”.

Kryeministri sqaroi se në çfarë forme do të vlerësohet rezoluta e miratuar nga Bendestagu është një çështje që do të trajtohet gjerë e gjatë në ditët në vijim, ndërsa theksoi se Turqia do të mbajë qëndrimin dhe kryejë atë që duhet bërë. “Marrëdhëniet e Gjermanisë me Turqinë përmes kësaj rezolute janë lënduar në kuptimin e vërtetë të fjalës”, nënvizoi Jëlldërëm.

Fakti që në votimin e rezolutës morën pjesë rreth 250 deputetë nga 650 që ka gjithsej Parlamenti Federal i Gjermanisë, tregon që shumica e Bundestagut nuk ka qenë dakord për këtë miratim, cilësoi Kryeministri i ri i Turqisë.

Cilado qofshin kushtet, ne do të vazhdojmë ti mbajmë marrëdhëniet që kemi me miqtë dhe aleatët tanë. Urojmë që këto llogari të gabuara të kuptohen dhe të triumfojë gjykimi i shëndoshë”, u shpreh Jëlldërëm.

Kryeministri u ndal edhe në marrëdhëniet Turqi-Azerbajxhan. “Fuqizimi i Azerbajxhanit në rajon do të thotë garanci jo etëm për Kaukazin, por edhe për Azinë Qendrore. Për këtë arsye Turqia realizon me Azerbajxhanin projekte strategjike rajonale shumë të rëndësishme në fushën e energjisë dhe transportit”, tha Jëlldërëm.

Në këtë kontekst gazsjellësi i Transanadollit (TANAP) është një projekt i rëndësishëm jo vetëm për Turqinë, por edhe për Ballkanin dhe Evropën, shtoi ai.

Binali Jëlldërëm u ndal edhe në pushtimin e padrejtë armen që vazhdon prej vitesh në Karabak, ku armenët mbajnë të pushtuar 20% të territorit azer. Herë pas here Armenia e freskon, e përsërit këtë qëndrim pushtues, u shpreh Jëlldërëm duke shtuar se “e gjithë bota e di që, historikisht Armenia ka bërë provokime, ka bërë disa punë të gabuara”.

Kryeministri Binali Jëlldërëm në kuadër të vizitës zyrtare në Azerbajxhan do të takohet me Presidentin Ilham Alijev, Kryeministrin Artur Rasizade dhe Kryetarin e Parlamentit, Oktay Asadov.

Në fokus të takimeve do të jenë zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me theks të veçantë marrëdhëniet dypalëshe dhe problemi i Nagorni Karabakut.



Lajme të ngjashme