Erdogan: Turqia do ti marrë masat për të ndaluar çdo skenar të huaj

Ka nga ata që nuk e duan një Turqi të fuqishme në rajon, por megjithëkëtë, Turqia do të vazhdojë të bëjë përgatitjet e saj në çdo fushë me synim për t’i prishur të gjitha këto lojëra, tha Presidenti Erdoan në një miting organizuar të dielën me rastin e pë

fetih şöleni.jpg
fetih şöleni 1.jpg

Paria e shtetit e ndau entuziazmin me qytetarët në kremtimin e 563-vjetorit të Ngadhënjimit të Stambollit me një aktivitet të madh organizuar me moton “Ringjallje, Ringritje” në Sheshin e Mitingut në lagjen Yenikapi.

Në fjalimin që mbajti këtu Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dha mesazhe të rëndësishme

Do të jemi vigjilentë dhe të bashkuar në një ndaj atyre që nuk e duan një Turqi të fortë”, u shpreh Presidenti Erdoan në fjalën drejtuar popullit në miting, ndërsa tërhoqi vëmendjen në përkrahjen (e huaj) ndaj zhvillimeve në Siri.

Ç’punë ka atje (në Siri) Rusia. Ç’punë ka Irani atje. Ç’punë kanë atje ushtarët amerikanë me të ashtuquajtura stema të organizatës terroriste YPG nëpër uniforma?” shtroi pyetjen Erdoan duke shtuar se ka nga ata që nuk e duan një Turqi të fuqishme në rajon, por megjithëkëtë, shtoi ai, Turqia do të vazhdojë të bëjë përgatitjet e saj në çdo fushë me synim për t’i prishur të gjitha këto lojëra.

Ata që nuk u vjen mirë nga zhvillimi i Turqisë nuk kanë hequr ende dorë nga qëllimet e tyre, cilësoi Erdoan, ndërsa nënvizoi se për këtë arsye duhet të punojmë shumë duke u dalë për zot vlerave tona.

Kurse Kryetari i Kuvendit turk, Ismail Kahraman, në fjalën e tij u ndal në portretin shembullor të Sulltan Mehmetit II.

“Sulltan Mehmet Ngadhënjimtari dinte 6 gjuhë, ishte dijetar, ka qenë matematikan, ishte një shigjetar i talentuar, ka qenë një poet i vërtetë që shkruante me pseudonimin “Avni” (me kuptimin ‘teveqel’ shën.përkth.). Është një nga personalitet më të larta të historisë tonë, është një nga padishahët tanë që ka gëzuar respektin dhe admirimin e të gjithë botës”.

Ndërsa Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se ngadhënjim do të thotë të jesh në shërbim të popullit.

“Sulltan Mehmeti për të marrë Stambollin anijet i ngjiti nga mali, kurse ne (si qeveri) i kemi bashkuar të dy kontinentet me projekte të mëdha siç janë tunelet Marmaray dhe Avrasya duke kaluar nën det trenat dhe makinat”, theksoi Jëlldërëm.  

 



Lajme të ngjashme