“Shembulli i ndihmës turke” u shpjegua në Samitin Botëror Humanitar

Kapitulli “Shembulli i ndihmës turke” të cilën Turqia ka bërë që të zërë vend në literaturën botërore, iu shpjegua botës si një mësim në Samiti Botëror Humanitar të zhvilluar në Stamboll.

“Shembulli i ndihmës turke” u shpjegua në Samitin Botëror Humanitar

Turqia këto ditë po i jep botës mësimin humanizmi. Tema e mësimit është njerëzimi... Vendi është Stambolli dhe zgjati 2 ditë... Dhjetëra kryetarë dhe kryeministra të vendeve më të zhvilluara dhe më të varfra në botë, institutet e ndihmës së Kombeve të Bashkuara, organizatat e mëdha të ndihmave humanitare ndërkombëtare u takuan në Turqi... Samiti Botëror Humanitar që zhvillohej për herë të parë u mblodh në Stamboll.

Rendi i mbledhjes ishin punimet e ndihmave njerëzore për botën e cila ka mangësi të mëdha. Në këtë samit, liderët botëror u takuan personalisht me institutet e ndihmës që zhvillojnë punime në këtë fushë. Kurse pyetja për të cilën kërkohet përgjigje është: “ku e bëmë gabimin?”.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në një mbledhje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë kohës që ishte kryeministër, zhvillon një bisedë me presidentin e asaj kohe George Bush në lidhje me ndihmat që bëheshin në Afrikë. Tema u hap nga presidenti Bush dhe i thotë Erdoganit: “Ne si Amerikë bëjmë miliarda dollarë ndihma në Sudan. Me sa di unë, ju nuk dërgoni ndihma financiare as sa gjysma e ndihmave tona. Por në Sudan dhe vendet përreth, flitet gjithmonë për ndihmat tuaja dhe ndryshimin që keni bërë në këtë vend. Si e arrini në gjë të tillë?”.

Përgjigjja e kryeministrit turk të asaj kohe, Erdogan ishte shumë e shkurtër: “Ne bëjmë ndihma sipas shembullit turk”. Sot Turqia i shpjegon tërë botës këtë lloj ndihme. “Shembulli i ndihmës turke”  tashmë është një temë që përflitet më shumë ndër institutet e ndihmës. Veçoria më e madhe që e veçon këtë model nga ndihmat e vendeve të tjera, është se në ndihmat e bëra nga Turqia, vendoset edhe “shpirti”.

Kur bëni ndihma kundrejt një vendi, nëse e vendosni veten në vendin e këtij vendi, nëse dhimbjen e tyre e ndjeni si dhimbjen tuaj, nëse shqetësimet e tyre i shihni si shqetësimet tuaja, atëherë ndihma përfiton një kuptim tjetër. Për shembull; le të mendojmë një organizatë amerikane humanitare që vendos të japë ndihmën e saj në Afrikë dhe krijon një buxhet për këtë. Në fillim atje dërgon një ekip pararojë. Ky ekip zhvillon inspektime në këtë vend për një kohë të gjatë. Por problemi dihet. Në këtë vend, ose nuk ka ujë të pijshëm, ose ka pamjaftueshmëri ushqimi për shkak të skamjes.

Si pasojë e këtyre mungesave përjetohen edhe probleme shëndetësore. Pas kësaj, për ekipin që do të zhvillojë punimet krijohet një zyrë pune. Këto zyra, zakonisht gjenden në zonën më të mbrojtur të vendit. Për këtë arsye zyra është shumë e shtrenjtë.

Pas kësaj, në atë zonë të mbrojtur, punësohen vendas për të mbrojtur personelin e huaj që do të punojë në këtë vend. Rrogat e ekipit të ndihmave janë astronomike, dhe marrin dieta me shifra të konsiderueshme. Për këtë ekip me raste përdoren automjete të blinduara por shumicën e rasteve merren me qira automjete 4x4. Për zyrën punësohen kuzhinierë dhe lista vazhdon të zgjatet e zgjatet. Dhe nga buxheti i krijuar për ndihma, vetëm një pjesë e vogël kthehet në ndihmë të vërtetë.

Kurse ndihmat e “shembullit turk” bëhen në këtë mënyrë. Përsëri krijohet një buxhet për të dhënë ndihma në një vend. Personeli i ndihmës shkon në atë vend dhe qëndron aty ku qëndron populli dhe ha ato që ha populli. Përdor makinat që hipin ata dhe duke mbaruar punimet e ndihmave sa më shpejt të jetë e mundur personeli kthehet në atdhe. Ndërkohë që ndodhen në këto vende, ata krijojnë vazhdimisht lidhje me popullin dhe dëgjojnë problemet e tyre. Ja pra, ky është ndryshimi i Turqisë...

Në Samitin Botëror Humanitar, ndërkohë që shpjegoheshin problemet e përjetuara nga institutet e ndihmave humanitare, udhëheqësve të vendeve i thuhej; “80% e problemeve që hasin njerëzit burojnë nga njerëzit dhe shumica e tyre kanë si burim konfliktet politike. Ndryshoni këtë qëndrim që njerëzit të vuajnë më pak. Ne mund të luftojmë me shkatërrimet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore por farat e armiqësive të krijuara nga ju zgjasin për shumë vite”. 

Diskutimet e bëra në Samitin Botëror Humanitar do të pasqyrohen në raportin përfundimtar dhe ky raport do të shqyrtohet në mbledhjet e Kombeve të Bashkuara. Shpresojmë që veçanërisht 5 vendet që kanë të drejton e vetos ti dalin për Zot këtij raporti. Dhimbja e përjetuar për më shumë se 5 vjet në Siri, ti mësojë diçka të gjithëve. Libia dhe Iraku janë vende ku konfliktet e brendshme nuk kanë marrë fund. Yemeni është ballë për ballë me rrezikun e ndarjes. Sudani është ndarë për arsye që nuk janë aspak të besueshme. Somalia është duke u ndarë. Të gjitha këto, mbi letër mund të kthehen si statistika si “fitore” apo “humbje” por faktikisht janë zhvillime që kanë sjellë dhimbje për miliona njerëz. Rëndësia e këtij samiti ishte tërheqja e vëmendjes përsëri e përsëri në këto arsye. Dhe kjo me të vërtetë që është e rëndësishme madje shumë e rëndësishme.



Lajme të ngjashme