Sot në Turqi festohet 19 Maji, Dita e Rinisë dhe Sportit

Në datën 19 Maj 1919, me daljen në Samsun, Mustafa Qemali filloi luftën çlirimtare, duke i bërë të ditur tërë botës, miqve dhe armiqve se populli turk nuk do të mbetej nën robëri.

Sot në Turqi festohet 19 Maji, Dita e Rinisë dhe Sportit

Me humbjen e Luftës së I Botërore dhe me marrëveshjen e Armëpushimit të Montrosë së nënshkruar ndërmjet Perandorisë Osmane me vendet aleate, erdhi edhe fundi i luftës. Nga aspekti i Perandorisë osmane, lufta kishte arritur në një pikë që nuk mund të vazhdohej më. Me anë të kësaj marrëveshjeje u njohën de fakto edhe territoret e sotme të Republikës së Turqisë. Por me pezullimin e premtimeve të dhëna gjatë negociatave të paqes në Paris, filloi pushtimi i Izmirit nga ushtria greke. Pas një kohe të shkurtër, edhe anijet luftarake të flotës angleze, rrethuan dhe u ankoruan me drejtim nga Pallati Dolmabahçe, ku qëndronte Sulltani. Populli turk, i cili kishte qenë i pavarur prej qindra vjetësh dhe që kishte qënë sovran në 3 kontinente, po kalonte ditë të vështira.

Sulltan Vahdettini thirri në pallatin e tij Musta Qemal Pashanë, një prej komandantëve të suksesshëm të Luftës së Çanakalasë dhe e dërgoi atë në Anadoll si inspektor të ushtrisë.

Në datën 19 Maj 1919, me daljen e tij në Samsun, Mustafa Qemali filloi luftën çlirimtare, duke i bërë të ditur tërë botës, miqve dhe armiqve se populli turk nuk do të mbetej nën robëri.

Me komunikatën që publikoi në Amasya, Mustafa Qemali i bëri thirrje faktorit kombëtar që të bënte rezistencë kundër pushtimit dhe me kongreset që mbajti në Sivas  dhe Erzurum ai siguroi mbështetjen e popullit. Me zbarkimin e ushtarëve anglezë në Stamboll dhe me shpërbërjen e Kuvendit Osman dhe arrestimin e deputetëve, u përforcua edhe idea e themelimit të një Asambleje Kombëtare jashtë Stambollit. Me një vendim të marrë në Kongresin e Erzurumit, u vendos thirrja me shpejtësi i një kuvendi të pavarur kombëtar në Ankara.

Më pas, më 23 prill 1920, në Ankara u mblodh Kuvendi Kombëtar. Si rrjedhojë e luftërave çlirimtare të ushtrisë turke nën udhëheqjen e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, u mposhtën ushtritë pushtuese dhe më 30 gusht 1922 u arrit të korrej fitorja përfundimtare.

Dalja e Mustafa Qemalit në Samsun cilësohet si fillimi i Luftës Çlirimtare. Festa e Rinisë dhe Sportit, për herë të parë u festua në 24 maj të vitit 1935 si “Dita e Ataturkut”. Kjo risi u realizua në 19 maj nën pararojën e Klubit Sportiv të Beshiktashit dhe në Stadiumin Fenerbahçe së bashku me pjesëmarrjen e sportistëve të Gallatasarajit. Në vitin 1938, u vendos që 19 maji të festohet si Festa e Rinisë dhe Sportit. Ndërsa në vitin 1980 kjo ditë e shënuar mori emrin “Dita e Përkujtimit të Ataturkut dhe Festa e Rinisë dhe Sportit”. Kjo ditë festohet me shfaqe dhe ceremoni të ndryshme sportive. Një flamur gjigand turk që shkruan “Nga Rinia, me dashurinë për Ataturkun, për Presidentin” dhe që cilësohet si “Flamuri i Dashurisë” bartet nga sportistët dhe sillet nga rrethi Samsun deri në Ankara. Edhe këtë vit, në ceremoninë e 19 Majit në Ankara, flamuri do ti prezantohet Presidebtit Recep Tayyip Erdogan.

 



Lajme të ngjashme