Terroristët e PKK-së u groposën në hendeqet që hapën vetë

Sipas lajmit të gazetës “Sabah”, vihet re se planet e organizatës terroriste PKK, nuk kanë funksionuar.

Terroristët e PKK-së u groposën në hendeqet që hapën vetë

Organizata terroriste e PKK-së që korrikun e vitit të kaluar duke sabotuar procesin e bashkimit dhe vëllazërisë filloi lojën e autonomisë, që vret forcat e sigurisë, plaçkit shtëpitë dhe djeg shkolla e xhami, për 10 muaj me radhë është groposur në hendeqet që ka hapur vetë.

Në operacione, deri më sot janë asgjësuar 2 mijë e 172 terroristë. Rajonet ku jeta u paralizua për shkak të organizatës, janë pastruar nga terroristët.

Ndërkohë që Sirnaku është pastruar 85% nga terroristët, operacionet janë përqendruar në 2 lagje.

Terroristëve që kanë mbetur të bllokuar në një ambient të ngushtë dhe vazhdojnë të hapin zjarr ndaj forcave të sigurisë, në mënyrë të vazhdueshme forcat e sigurisë u bëjnë thirrje për tu dorëzuar.

Ndërkaq vazhdon edhe çaktivizimi i bombave të fshehta të vendosura nëpër shtëpi dhe rrugë.



Lajme të ngjashme