Jahti më i gjatë në botë me vela ndërtohet në Turqi

Mjeshtërit turq vazhdojnë punën për ndërtimin e jahtit më të gjatë (141m) në botë me vela “Dream Symphony” (Simfonia e Ëndrrave).

dream symphony 3.jpg
dream symphony 2 isp.jpg
dream symphony 1 isp.jpg

Jahti 141 metra i gjatë vazhdon të ndërtohet nga një ekip i përbërë i gjithi nga mjeshtër turq në qytezën Bozburun të Muğlas, ku gjendet edhe kantieri më i madh i jahteve në Evropë.

Planifikohet që ndërtimi i trupit të jahtit të përfundojë në vitin 2017, kurse në vitin 2020 jahti do të jetë gati për të lundruar në det.

Veçoria kryesore e jahtit është se është i gjithi prej druri të lisit afrikan (Milicia excelsa). Për ndërtimin e anijes do të përdoren 5 mijë metra kub nga ky lloj i veçantë druri që është sjellë nga Afrika dhe për çdo lis afrikan të prerë do të mbillet një i ri.

“Dream Symphony” do të jetë me dy kuverta dhe do të ketë edhe një pishinë të veshur plotësisht me xham, e cila në rast nevoje mund të ngrihet e gjitha lartë dhe shndërrohet në pistë helikopteri.

Sipërfaqja e velave do të jetë mbi 5 mijë metra katrorë. Jahti do të jetë ekologjik dhe do të ofrojë çdo lloj komoditeti.

Energjinë elektrike që do të ketë nevojë ky jaht do ta prodhojë nga velat.

Jahti do të lundrojë me një shpejtësi rreth 60 km/orë dhe do të kushtojë 250-300 milionë euro.

Prej disa vitesh 2 jahtet me vela “EOS” dhe “Skifteri i Maltës” (Maltese Falcon” janë në garë për të mbajtur titullin e jahtit më të gjatë në botë.

Sipas matjeve të bëra me prioritete të ndryshme “Skifteri i Maltës” është 78 metra i gjatë, kurse EOS ka një gjatësi prej 92 metrash. Vetëm se “Dream Symphony” me 4 direkë dhe 141 metra i gjatë do ti lërë prapa me një diferencë të madhe të dy këto jahte.



Lajme të ngjashme