Erdogan: Humbjet që i shkaktoi Turqia DAESH-it arrin në 3 mijë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se luftën që zhvillon Turqia kundër organizatës terroriste DAESH-it nuk e ka bërë asnjë vend deri më tani.

Erdogan: Humbjet që i shkaktoi Turqia DAESH-it arrin në 3 mijë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se luftën që zhvillon Turqia kundër organizatës terroriste DAESH-it nuk e ka bërë asnjë vend deri më tani.

Erdogan tha se humbjet që i shkaktoj Turqia DAESH-it në operacionet që ndërmori në Siri dhe Irak arritën në 3 mijë.

Në fjalën e tij të mbajtur në Edicionin e 10-të të Konferencës së Shefave të Shtatmadhorive të Vendeve të Ballkanit, Presidenti Erdogan tha se ndikimet e ngjarjeve që jetohen në Siri kanë pasqyrime në nivel global.

Duke e bërë të ditur se Turqia i doli për zot 3 milionë refugjatëve sirianë dhe irakian të ikur nga lufta dhe dhuna në vendet e tyre, Erdogan tha se kjo nuk ka shembull tjetër në botë, ndërsa shtoi se Turqia për këta refugjatë deri më sot shpenzoi afërsisht 20 miliardë dollarë.

“Ne asnjëherë nuk menduam se a do të marrim para nga Evropa ose bota apo nga Komesariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR”, - ka thënë Presidenti Erdogan.

Ai gjithashtu shtoi se gjatë luftës kundër DAESH-it vendet burimore nuk hodhën hapa të duhura në drejtim të ndarjes së informatave, por krahas të gjitha këtyre pritej që të gjitha ti bëjë Turqia.

Në fjalën e tij të bërë në lidhje me armatimin që ndodhet në duart e DAESH-it, Presidenti Erdogan tha: “Ne dimë shumë mirë origjinën e armëve që ndodhen në duart e DAESH-it. Madje duke i paralajmëruar miqtë tanë se janë duke bërë gabim dhe të mos i ulin avionët aty, ata si arsyetim treguan rënien e një vendi dhe se janë të detyruar për këtë, por fatkeqësisht gjysma e armatimit të dërguar tani ndodhet në duart e DAESH-it e gjysma tjetër tek organizata terroriste PYD. Këtë po e them hapur pasi kam biseduar me telefon personalisht me ata”.

Duke e bërë të ditur se çështjen e pronësisë rajonale dëshirojnë ti japin një dimension parlamentar, Presidenti Erdogan tha: “Në këtë mbledhje ne propozojmë që Sekretariati i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të vendeve të Evropës juglindore të formohet në Stamboll”.



Lajme të ngjashme