Kurtulmus: Turqia në njërën anë lufton me PKK e në anën tjetër me DAESH-in

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Numan Kurtulmus u prononcua në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

483305
Kurtulmus: Turqia në njërën anë lufton me PKK e në anën tjetër me DAESH-in

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Numan Kurtulmus deklaroi se Turqia në njërën anë vazhdon luftën e saj kundër organizatës terroriste PKK e në anën tjetër kundër organizatës terroriste DAESH.

Zëvendëskryeministri, Kurtulmus bëri deklarata të rëndësishme për gazetarët gjatë kohës deri sa mbledhja e Këshilli të Ministrave që u kryesua nga ana e Presidentit Recep Tayyip Erdogan ishte duke vazhduar në Kompleksin Presidencial.

Mbledhja e 20-të e qeverisë që u organizua në Bestepe të Ankarasë u realizua me një agjendë të ngjeshur.

Kurtulmus tha se Shtatmadhoria, Ministria e Brendshme, Ministria e Jashtme dhe Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës, kanë bërë prezantime gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave dhe se këshilli është informuar në lidhje me aktivitetet dhe masat e marra të sigurisë kundër organizatave terroriste PKK dhe DAESH.

Duke e bërë të ditur se posaçërisht Kilisi dhe banorët e tij kanë vështirësi serioze, Zëvendëskryeministri Kurtulmus tha: “Gjatë 3 muajve të fundit në Kilis janë hedhur 55 raketa nga ana e DAESH-it. Këto raketa që ranë në prefekturën e Kilisit shkaktuan vdekjen e 19 personave në mesin e të cilëve 7 janë refugjatë sirianë, ndërsa janë plagosur 68 persona ku 16 prej tyre janë sirianë.

Kurtulmus tha se gjatë mbledhjes kanë biseduar edhe në lidhje me një planë të rehabilitimit me 6 faza për nënprefekturat Silopi, Sur, Cizre dhe Idil në juglindje të vendit ku kanë përfunduar operacionet kundër PKK-së.

Numan Kurtulmus tha se faza e parë është përcaktimi i dëmeve, faza e dytë rrënimi dhe pastrimi i rrënojave, faza e tretë përcaktimi i zonave të rrezikshme, faza e katërt përcaktimi i zonave të rezervës, faza e pestë është përpilimi i planit të urbanizimit për zonat të cilat nuk e kanë.

Ndërkaq faza e fundit është formimi i zyrave të ndërlidhjes që do të shërbejnë për informimin e qytetarëve dhe për koordinimin e punimeve, tha Kurtulmus ndërsa shtoi se për çdo prefekturë do të zbatohen planet e ndryshme.



Lajme të ngjashme