Turqia dhe Katari nënshkruajnë një marrëveshje historike

Sipas marrëveshjes së arritur Turqia do të ngre një bazë ushtarake në Katar.

Turqia dhe Katari nënshkruajnë një marrëveshje historike

Kryeministri Ahmet Davutoglu ndodhet për një vizitë zyrtare në Katar.

Davutoglu në Katar fillimisht zhvilloi një takim kokë më kokë me Kryeministrin e këtij vendi Abdullah dhe më pas u kalua në takim mes delegacioneve.

Mes Turqisë dhe Katarit u arrit në një marrëveshje historike.

Turqia në Katar do të ngre një bazë ushtarake.

Marrëveshja u nënshkrua nga ana e Ministrit Kombëtar të Mbrojtjes, Ismet Yilmaz dhe Ministri i Shtetit, përgjegjës për çështjet e mbrojtjes së Katarit, Halid bin Muhammed el Atija.

Kryeministri Davutoglu u prit në takim edhe nga ana e Emirit të Katarit, Sheik Tamim.

Gjithashtu pritet që Davutoglu të vizitoj edhe njësitin ushtarak turk që ndodhet në Katar.  



Lajme të ngjashme