Turqia rrit masat ushtarake pas sulmeve me raketa në kufirin sirian

Zv.kryeministri dhe Zëdhënësi i Qeverisë turke, Numan Kurtulmus tha se kundër sulmeve me raketa që bëhen nga kufiri i Sirisë ndaj Kilisit do të merren masa shtesë ushtarake.

478524
Turqia rrit masat ushtarake pas sulmeve me raketa në kufirin sirian

Masat shtesë që u trajtuan në mbledhjen e Këshillit të Ministrave mbajtur të hënën në Pallatin Çankaya nën drejtimin e Kryeministrit Ahmet Davutoglu i bëri publike Numan Kurtulmus.

“Fatkeqësisht që nga 18 janari e këtej nga pjesa lindore të Sirisë, 111 kilometra larg nga Kilisi, pra nga tokat ku gjenden pozicionet e organizatës terroriste DAESH, janë lëshuar dhe kanë rënë në territorin tonë 46 raketa. Një pjesë e këtyre raketave kanë rënë në mes të qytetit (Kilis) dhe kanë shkaktuar vdekjen e 17 personave, nga të cilët 10 kanë qenë turq. Si pasojë e sulmeve me raketa janë plagosur edhe 61 persona, shumica e të cilëve pasi kanë marrë ndihmën e parë dhe janë trajtuar nga bluzat e bardha janë rikthyer në jetën e tyre të përditshme”, sqaroi Zëdhënësi i Qeverisë turke.

Dimensioni i dytë i çështjes që u trajtua edhe në mbledhjen e qeverisë ishte ai ekonomik, u shpreh Numan Kurtulmus, duke shtuar se është planifikuar dëmshpërblimi i tregtarëve dhe zejtarëve, që kanë pësuar dëme materiale gjatë këtyre sulmeve, apo i personave që u janë rrënuar shtëpitë dhe dyqanet.

Zëdhënësi Kurtulmus tha se për shkak të zhvillimeve në Kilis banorët e qytetit janë prekur edhe nga ana psikologjike, ndërsa sqaroi se pika e tretë e masave që do të marrë qeveria janë programet e mbështetjes sociale.

Për në Kilis është planifikuar marrja e masave shtesë edhe në fushën e shëndetësisë; për dërgimin e personelit shtesë shëndetësor në këtë zonë, kryesisht të mjekëve, sqaroi më tej Numan Kurtulmus, dhe foli për projektin e ndërtimit brenda një kohe të shkurtër të një spitali të ri me kapacitet 250-300 shtretër.

Ndërkohë që Kurtulmus vazhdonte konferencën për shtyp në Kilis mbërriti autokolona ushtarake me 13 mauna, të ngarkuara edhe me bateri raketash. Këto raketa janë dërguar nga provincat perëndimore të Turqisë dhe në mesin e tyre ka edhe nga ato shumëgrykëse, të cilat brenda 80 sekondave mund të lëshojnë 40 raketa. Armatimi dhe municioni në fjalë është dërguar me qëllim përforcimin e njësive ushtarake të pozicionuara në kufirin me Sirinë.



Lajme të ngjashme