Sot Turqia feston Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festën e Fëmijëve

Kjo festë gjatë gjithë ditës po festohet me aktivitete të ndryshme.

Sot Turqia feston Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festën e Fëmijëve

Ceremonia e parë zyrtare u zhvillua në Varrin Monumental të Ataturkut, Anitkabir.

Fëmijët e 23 prillit sëbashku me Ministrin e Arsimit Kombëtar të Turqisë, Nabi Avcı, ecën përgjatë Rrugës së Luanëve dhe  pasi vendosën kurorë mbi mauzole, bënë homazhe dhe këndua Himnin Kombëtar të Turqisë.

Në fletoren e veçantë të Anitkabirit, nënshkroi mesazhin e tij ku shkroi: “Republika e Turqisë, themelet e së cilës i hodhët para 96 viteve, po vazhdon rrugën duke u forcuar dhe rritur. Edhe një herë para jush po e shpreh lidhjen mes nesh e cila do të vazhdojë t’i mbajë të gjalla idealet tona për të cilat kanë luftuar heronjtë tanë të luftës për pavarësi. Amaneti juaj është në duar të sigurta. Prihuni në paqe”.

Vizitorët e dytë të Anitkabirit ishin Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman dhe delegacioni që e shoqëronte.

Në ceremoni morën pjesë edhe Kryeministri Ahmet Davutoglu, Kryetari i Partisë Republikane Popullore, Kemal Kılıçdaroglu, Kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste Devlet Bahçeli dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave.

Kryeparlamentari Kahraman vendosi kurorë me lule në varrin monumental të Ataturkut, mbajti qëndrim nderi si dhe u këndua himni kombëtar.

Në fletoren e Anitkabirit, Kahraman shkroi: “Nuk do të harrohen ata që luftuan për të pasur një shtet të pavarur, trashëgiminë që morëm do të mbajmë të gjallë duke e përforcuar atë”.

Pas ceremonisë zyrtare, Anitkabiri ishte i gjithë për zotëruesit e vërtetë të festës, pra fëmijët.

Një ceremoni tjetër u zhvillua në Kuvendin e parë që erdhi në detyrë 96 vjet më parë.

Kryeparlamentari turk, Ismail Kahraman, në fjalimin që mbajti në foltoren historike tha: “Objektivat që kishim në Kuvendin e parë duhet ti mbajmë të gjalla edhe sot”.

Ai dha mesazh uniteti dhe shtoi: “Përpjekja jonë më e madhe duhet të jetë mbrojtja e sovranitetit kombëtar dhe pavarësisë”.

Ndërkaq, siç është edhe tradita e kësaj feste, fëmijët u ulën në karrigen e parisë së shtetit.

Në rezidencën në Kryeministri, një fëmijë u bë kryeministër dhe të tjerët zunë vendin e ministrave.

Kryeministri Davutoglu mori pjesë në Këshillin e Ministrave të përbëri nga kabineti i fëmijëve.

Edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan, priti fëmijët në Kompleksin Presidencial.

Një prej fëmijëve mori për një kohë të shkurtër postin e Presidentit.



Lajme të ngjashme