Vendimi i OPEC-ut nuk e preku tregun turk

Turqia të hënën ishte një nga vendet e rralla në botë që e mbylli ditën me divergjencë pozitive pas tronditjes së shkaktoi në tregjet ndërkombëtare dështimi i samitit të vendeve të OPEC-ut në Doha të Katarit.

Vendimi i OPEC-ut nuk e preku tregun turk
borsa.jpg

Në një kohë që rënia e fortë që përjetuan dje çmimet e naftës nën efektin e dështimit të vendeve të OPEC-ut (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) për të marrë në takimin e kryeqytetit të Katarit, Doha, një vendim për kufizimin e ofertës së naftës i ka çoroditur tregjet botërore, Turqia të hënën ishte një vendet e rralla në botës që e mbylli ditën me divergjencë pozitive.

1 dollar amerikan në mëngjes u këmbye me mbi 2,96 Lira Turke, por me shitjet që erdhën më vonë ra në nën nivelin e 2,84 Lira Turke.

Interesi i bonove kryesore me afat 2-vjeçar nga 9,32% ra në 9,11%. Ndërsa Indeksi i Bursës së Stambollit (BIST) e mbylli ditën me 86 mijë e 343 pikë, duke realizuar kështu për herë të parë pas 21 maj 2015 mbylljen mbi 86 mijë pikë.



Lajme të ngjashme