Davutoglu: Stabiliteti i Bosnjë-Hercegovinës sjell stabilitet në Ballkan

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, deklaroi të enjten se stabiliteti i Bosnjë-Hercegovinës sjell stabilitet në Ballkan.

Davutoglu: Stabiliteti i Bosnjë-Hercegovinës sjell stabilitet në Ballkan

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin boshnjak, Denis Zvizdiç, i cili ndodhet për vizitë në Turqi, Davutoglu theksoi se vendi i tij gjithmonë ka nxitur marrëdhëniet miqësore mes Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, si dhe mes Sarajevës e Zagrebit.

“Ne i japim rëndësi të madhe vazhdimësisë në mënyrë efektive të mekanizmit tresh Turqi-Serbi-Bosnjë”, shtoi ai.

“Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bosnjë-Hercegovinës janë marrëdhënie shumë të veçanta. Kemi lidhje historike, lidhje shpirtërore dhe psikologjike shumë të ngushta”, u shpreh Davutoglu.

Ai theksoi se stabiliteti dhe prosperiteti i Bosnjë-Hercegovinës është një nga objektivat kryesore të Turqisë në Ballkan.

“​Stabiliteti i Bosnjës sjell stabilitet në Ballkan. Prania e një krize në Bosnjë nënkupton dhimbje të mëdha si në vitet '90. Turqia e konsideron shumë të rëndësishme aplikimin e Bosnjës për anëtarësim në BE. Edhe anëtarësimi i Bosnjës në NATO është i rëndësishëm. Kjo është garanci e stabilitetit. Stabiliteti në Ballkan do të përparojë në baza edhe më të sigurta me anëtarësimin e Bosnjë-Hercegovinës në BE dhe në NATO”, theksoi Davutoglu.



Lajme të ngjashme