Presidenti Erdogan miratoi ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) miratoi ligjin për “Mbrojtjen e të dhënave personale".

Presidenti Erdogan miratoi ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) miratoi ligjin për “Mbrojtjen e të dhënave personale".

Sipas këtij ligji të dhënat personale do të mund të përpunohen në përputhje me rregullat dhe procedurat.

Këto të dhëna nuk do të mund të përpunohet pa pëlqimin paraprak të individit.

Të dhënat si raca, përkatësia etnike, besimi, sekti, të dhënat shëndetësore dhe gjinore do të llogaritet si të dhënat personale të cilësisë së veçantë.

Me anë të ligjit do të formohet edhe këshilli për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ky këshill do të hyjë në veprim në rastet kur do të mund të dëmtohen interesat e Turqisë ose të individit.

Të gjithë do të kenë mundësinë për të mësuar se a janë përpunuar apo jo të dhënat e tyre personale.

Do të mund të kërkojnë fshirjen apo korrigjimin e të dhënave në rast se ato janë përpunuar gabimisht ose në mënyrë të mangët.

Ata të cilët nuk fshijnë të dhënat personale ose të cilët nuk përmbushin detyrimet do të ndëshkohen.

Këta persona do të mund të dënohen me 1-2 vite dënim me burg, ndërsa do të mund të gjobiten edhe deri në 1 milionë lira turke.



Lajme të ngjashme