Davutoglu-Stoltenberg bisedojnë në lidhje me emigracionin

Kryeministri Davutollu mbrëmë zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin Stoltenberg.

Davutoglu-Stoltenberg bisedojnë në lidhje me emigracionin

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg bisedoi në lidhje me luftën kundër emigracionit ilegal.

Sipas të dhënave të marra nga burimet pranë kryeministrisë, Kryeministri Davutollu mbrëmë zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin Stoltenberg. Gjatë bisedës u shkëmbyen mendime në mënyrë të përgjithshme në lidhje me luftën kundër emigracionit ilegal në Detin Egje, luftën kundër terrorit, zhvillimet e fundit në Irak, Siri, Libi dhe Afganistan.

Gjatë bisedës Stoltenberg edhe njëherë shprehu ngushëllime për humbje të jetëve të qytetarëve në sulmet e terrorit të ndodhura kohëve të fundit.

Stoltenberg gjithashtu theksoi se NATO-ja përkrahë në mënyrë të fuqishme Turqinë në luftën e saj kundër terrorit.



Lajme të ngjashme