Marrëveshja Turqi-BE sjellë ulje në numrin e emigrantëve

Kanë kaluar 1 javë nga hyrja në fuqi të marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në lidhje me emigrantët.

Marrëveshja Turqi-BE sjellë ulje në numrin e emigrantëve

Kanë kaluar 1 javë nga hyrja në fuqi të marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në lidhje me emigrantët.

Gjatë kësaj kohe u shënua rënie në numrin e emigrantëve të ardhur në ishujt grekë në Detin Egje.

Në krahasim me vitin e kaluar kur numri i emigrantëve që kalonin në ishujt grekë brenda ditës arrinte në 10 mijë, tani është ulur në vetëm dhjetëra prej tyre.

Ndërkaq në vendkalimin kufitar Idomeni vazhdon pritja e tensionuar e mijëra emigrantëve.

Marrëveshja e arritur mes Turqisë dhe BE-së ka hyrë në fuqi më 20 mars.

Prej kësaj dite e këtej u shënua një ulje e dukshme në numrin e emigrantëve në Detin Egje.

Numri i emigrantëve të mbërritur në ishujt grek gjatë fundjavës ishte vetëm 150.

Nëse merret parasysh se vitin e kaluar vetëm brenda një dite kalonin me mijëra emigrantë, atëherë para syve shfaqet efekti i kësaj marrëveshjeje.

Pas marrëveshjes trafikantët me qenie njerëzore u kthyen drejt Italisë nëpërmjet Detit Mesdhe.

Në mesin e informatave të marra bëhet e ditur se trafikantët janë duke e marr parasysh një rrugë tjetër nëpërmjet Marokut.

Ndërkaq numri i emigrantëve në ishujt grekë para marrëveshjes ishte mbi 8 mijë ndërsa kjo shifër tani është ulur në 4 mijë.

Në Greqi ndodhen afërsisht rreth 50 mijë emigrantë.

Pas lajmeve të rrejshme se do të hapet kufiri mes Maqedonisë dhe Greqisë, me mijëra emigrantë u dyndën në këtë drejtim.

Këta emigrantë, të cilët mundohen të mbijetojnë në kushte të vështira në Idomeni shpesh organizojnë protesta duke brohoritur sloganet “Hapni kufijtë”.



Lajme të ngjashme