Sipas përcaktimeve të para 4 të vrarë dhe 20 të plagosur në shpërthimin në Stamboll

Këtë herë terrori i pabesë goditi Stambollin.

Sipas përcaktimeve të para 4 të vrarë dhe 20 të plagosur në shpërthimin në Stamboll

Në rrugën Istiklal të Taksimit, një nga rrugët më të frekuentuara, në sulmin vetëvrasës, sipas përcaktimeve të para humbën jetën 4 persona.

Prefekti i Stambollit, Vasip Şahin bëri të ditur se ka edhe 20 të plagosur, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Pas ngjarjes që ndodhi në orën 11.00 me orën lokale, në zonë janë dërguar shumë ambulanca dhe të plagosurit janë dërguar menjëherë për kurim në spital.

Policia ka marrë masat e sigurisë dhe ka ndaluar hyrjen në rrugën Istiklal.



Lajme të ngjashme