Sulmi terrorist në Ankara - Zhvillim i minutës së fundit në shtypin botëror

Sulmi terrorist në Ankara është përcjellë si një zhvillim i minutës së fundit nga mediat dhe agjencitë e huaja të lajmeve.

Sulmi terrorist në Ankara - Zhvillim i minutës së fundit në shtypin botëror

Sulmi terrorist në Ankara ishte edhe në krye të rendit të ditës në shtypin botëror.

Agjencitë e lajmeve e njoftuan këtë sulm si zhvillim të minutës së fundit.

Rrjeti britanik i transmetimeve, “BBC", lajmin në lidhje me sulmin e publikoi nën titullin “Shpërthim në kryeqytetin Ankara të Turqisë" dhe zhvillimet i përcolli në kohë reale.

Ndërsa transmetuesi amerikan, “CNN", ka ndarë me audiencën detaje nën titullin “Shpërthim në Ankara", duke bërë me dije se zona e ngjarjes është evakuuar nga forcat e sigurisë menjëherë pas sulmit.

Transmetuesi gjerman, “Deutsche Welle" dhe televizioni shtetëror grek, “ERT", në lajmet e tyre rreth ngjarjes kanë shkruar se gjatë sulmit me autobombë në Ankara kanë humbur jetën 37 persona dhe janë plagosur 125 të tjerë.

Gazeta britanike, “The Guardian", e ka publikuar lajmin në faqen e saj kryesore.

Kurse televizioni shtetëror grek, “ERT", në lajmet e tij ka përfshirë edhe mesazhe ngushëllimi për Turqinë.


Lajme të ngjashme