Turqi – Në kampe lindin mbi 127 mijë foshnja siriane

Sipas të dhënave të Agjencisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) vetëm në Turqi kanë lindur 127 mijë e 752 foshnja siriane.

suriyeli cocuklar5.jpg

Turqia ka hapur dyert e saj për 2.7 milionë refugjatë, ndërsa Agjencia e Kryeministrisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka ngritur 26 qendra të përkohshme për sistemimin e refugjatëve. Në këto qendra gjithmonë ndodhen mbi 280 mijë sirianë.

Me miliona sirianë për shkak të luftës disavjeçare në vendin e tyre janë detyruar të lënë shtëpitë dhe të strehohen në vendet fqinje me Sirinë. AFAD njofton se vetëm në Turqi kanë lindur 127 mijë e 752 foshnja siriane.

Zëvendëskryeministri i Turqisë Yalcin Akdogan më 10 mars, tha se në Turqi momentalisht ndodhen 2 milionë e 733 mijë e 784 refugjatë sirianë të regjistruar.

Sirianët që kanë ardhur në Turqi, që nga viti 2011 marrin ndihmë mjekësore nga Ministria turke e Shëndetësisë. Nga prilli i vitit 2011 deri në janar të vitit 2016 janë ofruar më shumë se 15 milionë shërbime të poliklinikës.

Turqia gjatë krizës siriane e deri më sot ka harxhuar dhe investuar 9 miliardë dollarë në përkujdesjen e refugjatëve sirianë. Vëmendje e veçantë i është kushtuar shkollimit të fëmijëve, si dhe në formimin dhe trajnimin e të rriturve, të cilët pas luftës duhet të ndihmojnë e kontribuojnë në "ringjalljen dhe zhvillimin e vendit të tyre".



Lajme të ngjashme