Turqi-Parlamenti miraton buxhetin e vitit 2016

Projektligji i buxhetit të administratës qendrore për vitin 2016 dhe projektligji për llogaritë përfundimtare të qeverisë qendrore u miratuan në asamblenë e përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Turqi-Parlamenti miraton buxhetin e vitit  2016

Asambleja e Madhe Popullore e Turqisë miratoi buxhetin për vitin 2016.

Projektligji i buxhetit të administratës qendrore për vitin 2016 dhe projektligji për llogaritë përfundimtare të qeverisë qendrore u miratuan në asamblenë e përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Krahas Kryeministrit Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave në asamblenë e përgjithshme morën pjesë edhe kreu i Partisë Republikane Popullore, CHP, Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu).

Fillimisht u bë votimi i projektligjit të buxhetit të administratës qendrore për vitin 2016. Në këtë votim ku morën pjesë 430 deputetë, 301 prej tyre votuan pro, ndërsa 129 kundër projektligjit.

Në këtë mënyrë u miratuan projektligjet në fjalë.

Kryeministri Davutollu pas votimit mbajti një fjalim falënderues.

Gjatë fjalimit të tij Davutollu u bëri thirrje partive për bashkëpunim në 4 tema kryesore atë të luftës kundër terrorit, hartimit të kushtetutës së re, rregullores së brendshme të parlamentit dhe ndërmarrja e reformave të mbetura.

Në asamblenë e përgjithshme të kuvendit të Turqisë të mbajtur më 31 dhjetor 2015 ishte miratuar projektligji i buxhetit të përkohshëm të administratës qendrore për vitin 2016 për shkak të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 1 nëntor 2015. Gjatë kësaj periudhe 3 mujore u zbatua ligji i buxhetit të administratës qendrore.



Lajme të ngjashme