"Stuhia e Gurëve të Shahut" kundër Turqisë

Hackerët rusë, të mbështetur nga Kremlini, ndërmorën sulm kibernetik ndaj Turqisë.

"Stuhia e Gurëve të Shahut" kundër Turqisë

Hackerët rusë, të cilët dhjetëfishuan sulmet e tyre në vitin 2015, prej janarit e këtej kanë vënë në shënjestër Turqinë dhe përpiqen për të kontrolluar kompjuterët e institucioneve shtetërore dhe të organeve mediatike, përfshi këtu marrjen e informacioneve kritike e sekretet shtetërore.

Të përkrahur edhe nga Kremlini, hackerët rusë në fjalë javën e kaluar tentuan të infiltrohen në kompjuterët e Kryeministrisë dhe të Parlamentit duke ndërmarrë një sulm të madh kibernetik, të quajtur “Stuhia e Gurëve të Shahut" (Pawn Storm).

Falë paralajmërimit të një kompanie amerikane të sigurisë kibernetike, ky sulm u zmbraps me pak dëme.



Lajme të ngjashme