MIT dhe CIA në bashkëpunim të ngushtë

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e zhvilluar bashkëpunimin e tyre në fushën e shkëmbimit të informatave.

MIT dhe CIA në bashkëpunim të ngushtë

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e zhvilluar bashkëpunimin e tyre në fushën e shkëmbimit të informatave.

Gazeta amerikane “The Washington Post" në një artikull të saj shkroi se Shërbimi Informativ Kombëtar i Turqisë, MIT dhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA kanë formuar një qendër sekrete të koordinimit pranë kufirit me Sirinë.

Në artikullin e publikuar në gazetën Washington Post shkruhet se shërbimet e inteligjencës turke dhe amerikane kanë thelluar bashkëpunimin mes tyre dhe se janë duke bashkëpunuar në një qendër në afërsi të kufirit me Sirinë.

Burimet, të cilat janë prononcuar për gazetën, thonë se bashkëpunimi mes CIA dhe MIT nuk kufizohet vetëm me luftëtarët e huaj, por nuk dhanë hollësi në lidhje me aktivitetet e qendrës në fjalë.

Në artikull gjithashtu thuhet se avionët e telekomanduar të nisur nga baza ajrore në Inxhirlik kryejnë fluturime mbi Sirinë.



Lajme të ngjashme