Dora e ndihmës së Turqisë dhe “Anija e Dhembshurisë”

Populli turk, Jemenin e njeh nga këngët popullore... “Ah o Jemen, trëndafil prej bari, vallë kush shkon pse nuk kthehet më për së gjalli?”.

Dora e ndihmës së Turqisë dhe “Anija e Dhembshurisë”

Jemeni është një vend që gjeografikët romakë, e kanë quajtur “Arabia Felix" pra “Arabia e Lumtur"... Jemeni përgjatë gjithë historisë ka qenë një vend i flijuar i hapësirës gjeografike...Pavarësisht se është cilësuar “Arabia e Lumtur", kjo lumturi ka zgjatur deri në qindravjeçarët që njerëzimi mundi të lundrojë. Kur njerëzimi ndërtoi anije dhe filloi të lundrojë dhe të përdorë itinerare të reja, Jemeni u kthye një kurban të hapësirës strategjike të gjeografisë. Lumturia mbeti shumë shumë pas në histori. Jemeni i quajtur “Arabia e Lumtur" mbase periudhën e tij më të lumtur e përjetoi gjatë periudhës së sovranitetit të Perandorisë Osmane. Perandoria Osmane, në fillim ishte sovran në Jemen në vitin 1538. Ky sovranitet zgjati pa problem për rreth 300 vjet dhe më pas me disa provokime filluan kryengritjet. Pas konflikteve që vazhduan për një kohë të shkurtër në Jemen, Perandoria Osmane u bë përsëri sovrane në këtë vend në vitin 1871. Ky sovranitet vazhdoi deri në Luftën e I Botërore. Pikërisht kjo është edhe periudha e luftës së madhe që shpjegohet në Këngën e Jemenit me të cilin ky vend është gdhendur në mendjen e popullit turk. Ky është një vaj për turqit që shkuan në Jemen por që nuk u kthyen më dot në atdhe. Shumica e atyre që shkuan në Jemen nuk i panë më tokat e tyre. Ata që nuk u kthyen nga Jemeni, ushtarët turq që me gjakun e tyre lagën tokat e Jemenit krijuan një lidhje vëllazërore të përhershme ndërmjet dy popujve.

Jemeni që gjendet në pikën ku takohen Deti Arabik, Gjiri i Adenit dhe Deti i Kuq, është një vend shumë i volitshëm për tregtinë detare dhe për baza ushtarake detare. Sipas numërimit zyrtar të popullsisë në Jemen në vitin 2014, në këtë vend jetojnë 26 milion banorë. Nga këta 99.15% janë myslimanë. Kurse pjesa që mbetet janë çifutë, të krishterë, bahaistë dhe hindu. Lufta civile që filloi në muajin mars 2015 në Jemen, vazhdon prej 1 viti. Ashtu si çdo luftë civile, edhe në Jemen përleshjet lënë pas miliona të ndikuar dhe të dëmtuar. Bëhet e ditur se në këtë luftë janë vrarë 7 mijë njerëz. Kurse 16 mijë e 500 njerëz janë plagosur dhe shumica e tyre nuk është në gjendje të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkaq, 175 mijë të tjerë janë strehuar në vendet fqinje. 1 milion e 400 mijë jemenas janë detyruar të braktisin shtëpitë dhe të shpërngulen në një vend tjetër brenda Jemenit.

Lufta, ashtu si gjithmonë, ka ndikuar më shumë tek fëmijët dhe gratë. Nga të vdekurit 600 janë fëmijë ndërsa 300 janë gra. Problemi më i madh në Jemen këto kohë janë ushqimi, uji i pijshëm dhe shërbimet shëndetësore. Për shkak të luftës, çmimet e ushqimeve janë rritur 50%. Bëhet e ditur se në vendin me popullsi 26 milion banorë, 12 milion e 900 mijë njerëz kanë nevojë për ndihma emergjente ushqimore. Ndërsa numri i atyre që kanë nevojë për ndihma urgjente humanitare është 11 milion e 700 mijë. 20 milion njerëz kanë të vështirë të gjejnë ujë të pijshëm.

Gjatë këtyre përleshjeve, sistemi shëndetësor i Jemenit që aktualisht ishte i pamjaftueshëm, tashti ka arritur në gjendjen që nuk mund të punojë. 15 milion e 200 mijë njerëz jetojnë në mungesë të mundësive thelbësore shëndetësore. Ilaçet për diabetin, kancerin, tensionin kanë mbaruar tërësisht.

Në gjendje të tillë të dhimbshme, çfarë bën një popull vëlla? Sigurisht që bën atë që i ka hije vëllait. Ditët e sotme në Turqi është hedhur edhe një hap tjetër i asaj që i takon vëllait. Populli turk që nuk ka harruar se vëllazëria e popullit turk dhe jemenas është larë me gjakun e dëshmorëve, është mobilizuar për ti ardhur në ndihmë Jemenit. Mënyra më praktike për të dërguar ndihma në Jemen është rruga detare. Kështu bëri edhe Turqia. Institutet e ndihmës u takuan sëbashku nën pararojën e Agjencisë së Kryeministrisë së Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyre dhe Emergjencave (AFAD). Në fillim u sigurua në anije që mund të merrte 5 mijë e 400 ton ndihma njerëzore. Ajo u quajt “Anija e Dhembshurisë". Data e dërgimit të anijes nga porti Mersin, u deklarua nga organizatat e shoqërisë civile. Duke filluar nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, shoqatat më të rëndësishme të ndihmës, për një kohë të shkurtër mbushën hambarin e anijes. Ata siguruan 4 mijë e 600 ton ndihma ushqimore, 6 ton ilaçe dhe gjithsej 5 mijë e 400 ton ndihma njerëzore të cilat u nisën për në Jemen nga porti i Mersinit. Ndërsa kostoja financiare e ndihmave të dërguara, në Jemen ishte mbi 27 milion lira turke pra afërsisht 10 milion dollarë.

Zëvndëskryeministri turk Yalçın Akdogan deklaroi se anija do të ankorohet në Portin Aden dhe shtoi: “Në Jemen po përjetohet një dramë shumë e madhe njerëzore por askush nuk e vë re. Ata as që nuk interesohen për këtë. Askush nuk vendos në rendin e ditës dramën në Jemen. Por kur do të fillojnë të interesohen? Kur do të jenë të rëndësishme këto jetë që kanë humbur dhe që vazhdojnë të humbin?" u shpreh Akdogan duke kritikuar shpërfilljen e opinionit publik ndërkombëtar.

Asnjë dhimbje nuk vazhdon në pafundësi. Asnjë kaos nuk e vazhdon ekzistencën në përjetësi. Edhe në Jemen, jeta një ditë do të kthehet në normalitet. Pas do të mbeten shenjat e “Anijes së Dhembshurisë" e dërguar nga Turqia. Ashtu si gjaku i ushtarëve turq që shkuan dhe nuk u kthyen më, do të mbetet në tokat e Jemenit...



Lajme të ngjashme