Yilmaz: Ndihmat e shoqërisë ndërkombëtare të pamjaftueshme

"Ndihmat e shoqërisë ndërkombëtare ndaj vendeve fqinje të Sirisë mbeten të pamjaftueshme", -tha Ministri i Zhvillimit Cevdet Yilmaz.

Yilmaz: Ndihmat e shoqërisë ndërkombëtare të pamjaftueshme

Ministri i Zhvillimit të Turqisë, Xhevdet Jëllmaz (Cevdet Yılmaz) tërhoqi vëmendjen në pamjaftueshmërinë e ndihmave të shoqërisë ndërkombëtare ndaj vendeve të rajonit në krizën siriane.

Ministri Jëllmaz mori pjesë në mbledhjen e ministrave të organizuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 50-vjetorit të Programit të OKB-së për Zhvillim.

Në seancën e parë të Programit të Zhvillimit të moderuar nga ana e prezantuesit të famshëm të shtëpisë mediatike angleze, BBC, Stiven Sakur (Stephen Sackur) u vë theksi në luftën civile dhe krizën humanitare që jetohen në Siri.

Ministri Jëllmaz në përgjigje të pyetjes së moderatorit se “A jeni të kënaqur nga kontributet e shoqërisë ndërkombëtare në krizën humanitare në Siri?", u përgjigj shkurt duke thënë “Jo, nuk jemi".

Duke thënë se “Ndihma ndaj të tjerëve në nivel global do të thotë njëkohësisht ndihmë ndaj vetes", Ministri Jëllmaz vijoi me këto fjalë: “Niveli i ndihmave ndërkombëtare për krizën siriane nuk është i mjaftueshëm. Vendet fqinje të Sirisë kanë marr të gjithë barrën mbi supe. Shoqëria ndërkombëtare duhet të ndihmojë vendet fqinje të Sirisë dhe ta ndajnë këtë barrë. Pa bashkëpunim ky problem nuk mund të zgjidhet. Me kalimin e kohës këto probleme do të përhapen edhe në rajone tjera dhe do të ndikohen të gjithë. Të gjithë barrën e kësaj krize nuk mund ta lëmë mbi supet e vendeve të rajonit".

Ministri Jëllmaz theksoi se është vërejtur edhe ulje në ndihmat për zhvillim në nivel global, ndërsa duke thënë se edhe kriza globale do të mund të ndikoj në këtë ai tha: “Duhet të kuptojmë se pa ndihmuar të tjerët nuk mund të dalim nga kriza globale".

Ministri Jëllmaz tha se Turqia në vitin 2014 ka dhënë kontribut 3,5 miliardë dollarë për zhvillim dhe se kjo është e barabartë me 0,5% të të ardhurave kombëtare të saj, ndërsa shtoi se ky duhet të jetë niveli i ndihmave të zhvillimit të cilin Kombet e Bashkuara presin nga vendet e zhvilluara.



Lajme të ngjashme