Lajm i hidhur nga Diyarbakiri, 4 ushtarë bien dëshmorë

2 ushtarët që ranë dëshmorë gjatë operacioneve kundër organizatës terroriste PKK në Nënprefekturën Sur të Diyarbakirit, u përcollën për në përjetësi.

Kapteri Special Selçuk Dost u varros në Adiyaman, kurse Kapteri Special Yetkin Erşan u varros në Hatay.

Ndërkohë që zhvilloheshin ceremonitë për lamtumirën e 2 dëshmorëve, nga i njëjti rajon ku vazhdojnë operacionet erdhi lajmi se kanë rënë dëshmorë 2 ushtarë të tjerë.

Si pasojë e sulmit të terroristëve në Sur, u plagosën Kapterët Specialistë Hakan Mustafa Kaçar dhe Osman Kaplan.

Pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve mjekësore në spital, ata nuk mundën të shpëtohen.

Trupat e pajetë të dëshmorëve, pas ceremonisë në Diyarbakir, do të dërgohen në vendlindje.

Ndërkaq, në përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe terroristëve në nënprefekturën Kiziltepe të rrethit Mardin, një terrorist u vra ndërsa një tjetër u kap i gjallë.

Forcat e sigurisë sekuestruan edhe armët dhe municionet e terroristëve.

Fjalët Kyçe: dëshmorë , Diyarbakir , Sur , Mardin

Lajme të ngjashme