Aeroporti i ri nominohet për mega çmim

Aeroporti i ri i Stambollit nominohet për çmimin e mega projektit nga juria e panairit MIPIM.

Aeroporti i ri nominohet për mega çmim
Me propozimin e jurisë, aeroporti i ri i Stambollit është nominuar për “Çmimin e mega projektit më të mirë të së ardhmes” që ndahet nga ana e panairit më prestigjioz të patundshmërive, MIPIM. Për çmimet e këtij panairi kanë aplikuar 230 projekte nga 42 vende. Si rezultat i vlerësimeve të jurisë së MIPIM-it në listën e shkurtë të përgatitur më 26 janar, në çdo kategori janë zgjedhur nga 4 projekte, kështu që janë përzgjedhur 44 projekte në 11 kategori gjithsej. Fituesit e kategorive do të përcaktohen me votimin e fundit të vizitorëve të panairit të MIPIM-it që do të organizohet në qytetin Cannes të Francës mes datave 15-17 mars.


Lajme të ngjashme