Çavusoglu i bëri një vlerësim zhvillimeve në Siri

Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij italial, Xhentiloni.

Çavusoglu i bëri një vlerësim zhvillimeve në Siri

Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlut Çavoşoğlu) bëri të ditur se çështja e ndërmarrjes së operacioneve të përbashkëta tokësore në Siri nga ana e Turqisë dhe Arabisë Saudite asnjëherë nuk ka qenë në rendin e ditës.

Ministri Çavushollu ndër të tjera tha se divergjencat në mendime mes SHBA-së dhe Turqisë në lidhje me PYD, zgjatimin e PKK-së në Siri, nuk janë obligative për Turqinë.

Çavushollu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës së përbashkët të organizuar pas takimit me homologun e tij italian Paollo Xhentiloni (Paolo Gentiloni) në Ministrinë e Jashtme.

Ministri i Jashtëm Çavushollu tha se divergjencat në mendime në lidhje me organizatën terroriste PYD, zgjatim i PKK-së në Siri, që mbretërojnë brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk janë obligative për Turqinë.

“Shpresoj se këto të vërteta të vendosen dhe të kuptohen në të gjitha institucionet e SHBA-së. Kjo do të largoj edhe divergjencat në mendime brenda tyre. Këtë nuk e themi për të ndërhyrë në punët e brendshme, por e themi pasi që kjo ndikon në dialogun mes nesh ose për shkak se na parashtrohen këto lloj pyetjesh", -tha Çavushollu.

Në përgjigje në pyetjen se “A planifikojnë Turqia dhe Arabia Saudite operacion tokësor në Siri? Ministri Çavushollu tha se në lidhje me këtë çështje ka një manipulim serioz.

Duke rikujtuar se 65 vende kanë formuar një koalicion kundër organizatës terroriste në Irak dhe Siri, Ministri Çavushollu nënvizoi se në çdo mbledhje ata i bëjnë një vlerësim se si duhet të jetë lufta kundër organizatës terroriste.

Çavushollu tha se prej mbledhjes së parë ata kanë tërhequr vëmendjen se vetëm operacionet ajrore do të jenë të pamjaftueshme dhe se këto nuk do të jenë të mjaftueshme për të ndalur DAESH-in, ndërsa krahas kësaj duhet të ndërmerret edhe një operacion efektiv tokësor ku do të merrnin pjesë bashkërisht të gjitha vendet e koalicionit. Ai theksoi se Turqia asnjëherë nuk do të ndërmerr vet operacion tokësor ose me ndonjë vend tjetër.

Duke e bërë të ditur se 65 vende nuk arritën sukses në luftën kundër DAESH-ir dhe se mbajnë shpresa tek YPG-ja që është një organizatë tjetër terroriste dhe se me këtë metodë nuk do të sigurojnë luftë efektive.

Edhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Xhentiloni në lidhje me këtë çështje tha se fjalët e Ministrit Çavushollu janë mjaftë të qarta dhe se nuk mund të pritet që Italia të thotë fjalë tjera.

Xhentiloni duke e bërë të ditur se ekziston një koalicion theksoi se kundër DAESH-it duhet të veprohet bashkërisht.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me formimin e një qeverie të pajtimit kombëtar në Libi, Xhentiloni tha se përpjekjet e vendit të tij dhe të gjitha vendeve përkatëse në lidhje me këtë çështje vazhdojnë.



Lajme të ngjashme