Reagimet e brendshme ndaj sulmit të terrorit në Ankara

Anëtarët e qeverisë dhe përfaqësuesit e opozitës sulmin e terrorit në Ankara e dënuan me reagime të ashpra.

434883
Reagimet e brendshme ndaj sulmit të terrorit në Ankara

Anëtarët e qeverisë dhe përfaqësuesit e opozitës sulmin e terrorit në Ankara e dënuan me reagime të ashpra.

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) ka thënë se nuk do të hedhin hap prapa në luftën kundër terrorit.

Kryeministri Davutollu publikoi një deklaratë me shkrim, ku thuhet se “Kryesit e këtij sulm mizor që si objektiv mori vendin, popullin dhe demokracinë e vendit tonë dhe nxitësit e tyre asnjëherë nuk do t'ia arrijnë qëllimit. Ne asnjëherë nuk do të hedhim hapë prapa në luftën tonë kundër të gjitha organizatave terroriste".

Ndërkaq edhe Kryetari i Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë, Ismail Kahraman publikoi një mesazh dënimi të sulmit të terrorit në Ankara.

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht zëdhënësi i qeverisë, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) tha se punimet për zbulimin e identitetit të sulmuesve të cilët kryen këtë sulm tinëzarë ndaj popullit.

“Ne nuk i dënojmë vetëm aktorët e këtij sulmi, por të gjithë ata të cilët i përdorën si vegël, që dhanë mbështetjen logjistike, të inteligjencës, madje edhe ata që dhanë përkrahjen politike", -tha Kurtullmush.

Kurtullmush duke e bërë të ditur se një ekip i përbërë prej 7 prokurorëve të departamentit të Kryeprokurorisë Republikane në Ankara kanë filluar hetimet në lidhje me rastin ka thënë se sipas përcaktimeve të para sulmi është kryer me autobombë.

Duke e bërë të ditur se nuk do të hiqet dorë nga vendosmëria në luftën kundër terrorit, Kurtullmush tha se “qytetarët nuk do të japin rast për provokime".

Edhe Zëvendëskryeministri, Jallçën Akdoan (Yalçın Akdoğan) në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se “Asnjë sulm terrorist nuk mund ta përcaktoj drejtimin e Turqisë, nuk mund ta thyej vullnetin tonë luftën kundër terrorit".

Ndërsa Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në një postim të vënë në llogarinë e tij Twitter shkruan se “Tani është dita të jemi një trup i vetëm kundër tradhtarëve të cilët si objektiv marrin unitetin dhe solidaritetin e vendit tonë".

Edhe Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) dënoi ashpër sulmin e terrorit në Ankara.

Ndërkaq reagime ndaj sulmit pati edhe nga radhët e opozitës.

Këshilli qendror drejtues i Partisë Popullore Republikan, CHP, pas sulmit tinëzarë në Ankara mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme.

Kryetari i Partisë CHP, Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu) në një deklaratë të publikuar në rrejtët e mediave sociale ka thënë se “Ky vend nuk i meriton këto dhimbje. Besoj se të gjitha institucionet do të kryejnë atë që u takon në drejtim të zbardhjes së detajeve të këtij sulmi".

Ndërsa kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, MHP, Devlet Bahçeli reagimet në lidhje me sulmin i shprehu me shkrim.

“Asnjë organizatë terroriste dhe bashkëpunëtorët e tyre të brendshëm dhe jashtëm nuk do t'ia arrijnë qëllimit. Pa marrë parasysh se kush çfarë bën, populli ynë nuk do të përulet para terrorit, nuk do ti dorëzohet", -tha Bahçeli.

Bashkëkryetari i Partisë Demoktarike të Popujve, HDP, Selahatin Demirtash (Selahattin Demirtaş) dënoi sulmet nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në mediat sociale.

“Dënoj sulmet në Ankara dhe i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të plagosurve ju uroj shërim të shpejtë", -shkroi Demirtash.

Në anën tjetër në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit Popullor të Turqisë deputetët e partive AKP, CHP dhe MHP publikuan një komunikatë të përbashkët ku dënuan ashpër terrorin.



Lajme të ngjashme