Qeveria ndihmon familjet e prekura nga terrori i PKK

Me direktivën e Kryeminisrit Davutoglu kanë nisur puna për verifikimin e familjeve të prekura nga sulmet e organizatës terroriste separatiste PKK në zonat lindore dhe juglindore të Turqisë.

434561
Qeveria ndihmon familjet e prekura nga terrori i PKK

Përveç pagimit të qirasë qeveria do të mbështesë edhe me ndihma të tjera materiale familjet që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të terrorit në zonat lindore dhe juglindore të vendit.

Me direktivën e Kryeministrit Ahmet Davutollu kanë nisur përgatitjet me koordinimin e Zëvendëskryeministrit Numan Kurtulmus, Ministres për Familjen dhe Politikat Sociale Sema Ramazanoglu dhe Zëvendëskryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Përgjegjës për Shoqërinë Civile dhe Marrëdhëniet Publike Selçuk Özdağ.

Në provincat Hakari, Sirnak, Batman, Mardin dhe Diyabakir do të identifikohen një për një familjet, shtëpitë e të cilave për shkak të sulmeve të organizatës terroriste separatiste PKK janë kthyer në një gjendje të pabanueshme, të familjeve që janë transferuar në ndonjë vendbanim tjetër dhe që gjatë këtij transferimi nuk kanë pasur mundësi të marrin me vete edhe orenditë shtëpiake. Pas punimeve verifikuese 10 mijë familje do të ndihmohen nga shteti me frigoriferë, lavatriçe, furra gatimi, tapeta dhe divanë.

Në kuadër të ndihmave në fushën e arsimit Drejtorisë së Arsimit Kombëtare i janë dorëzuar 10 mijë çanta shkolle të mbushura me materiale mësimore si: fletore, lapsa, gomë, prefëse lapsash, shalle dhe kapele, të cilat ishin përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e bankës publike “Halkbank".

Shpërndarja e çantave për nxënësit filloi nga provinca Mardin dhe në ditët e ardhshme do të vazhdojë edhe në qytetet e tjera.


Lajme të ngjashme