Gati progresraporti i parë i PE-së për Turqinë

Drafti i progresraportit të parë për 2016 i jep të drejtë Turqisë në luftën e saj kundër terrorit, kurse krizën e refugjatëve e trajton në një paragraf të veçantë.

Gati progresraporti i parë i PE-së për Turqinë

Parlamenti Evropian ka përfunduar draftin e progresraportit të parë të vitit 2016 për Turqinë.

Raporti i jep të drejtë Turqisë në luftën e saj kundër terrorit, kurse krizën e refugjatëve e trajton në një paragraf të veçantë.

Raportuesja për Turqinë në Parlamentin Evropian, Kati Piri, në projektraportin e parë të progresit që pritet të miratohet në muajin prill dënon sulmet e organizatës terroriste PKK dhe flet me lëvdata për ndihmat që bën Turqia për emigrantët sirianë.

Raportuesja Kati Piri në raportin e saj tërheq vëmendjen se Turqia sot përballet edhe me sulmet terroriste të DAESH-it, edhe ato të PKK-së.

Piri rikujton se PKK-ja bën pjesë në listën e organizatave terroriste të Bashkimit Evropian.

-“E theksojmë se dhuna nuk është zgjidhje. Dënojmë me forcë të gjitha sulmet kundër forcave të sigurisë dhe civilëve; ndërkohë që ndjekim me një shqetësim serioz barrikadat që ngrihen dhe hendekët që hapen", tha raportuesja.

Raporti është përgatitur në një periudhë kur Bashkimi Evropian (BE) ka filluar të kërkojë një bashkëpunim më të ngushtë me Turqinë për shkak të krizës së refugjatëve. Raporti në fjalë flet me lëvdata për “politikën e dyerve të hapura" që zbaton Turqia ndaj personave që kërkojnë strehim tek ajo, ndërsa përmend faktin që Turqia sot mirëpret në tokat e saj më shumë se 2 milionë emigrantë.

-“Një vend të rëndësishëm në marrëveshjen që Bashkimi Evropian ka bërë me Turqinë zë edhe sigurimi i mbrojtjes ndërkombëtare për këta njerëz, gjë për të cilën ata kanë nevojë. Pranimi i refugjatëve me rrugë të ligjshme në Evropë do të linte jashtë lojë trafikantët e qenieve njerëzore dhe do të lehtësonte barrën e popullit turk", u shpreh Kati Piri.

Duke iu referuar bisedimeve të paqes në Qipro, raportuesja e Parlamentit Evropian për Turqinë, Kati Piri, tha se kontributet pozitive të Turqisë do ta lehtësojnë zgjidhjen në ishull.



Lajme të ngjashme