Lufta, Diplomacia dhe Tragjedia e Sirisë

Ajo që ka treguar lufta siriane është se diplomacia merr një kuptim vetëm kur ka një ekuilibër të drejtë të pushtetit në terren.

Lufta, Diplomacia dhe Tragjedia e Sirisë

Ndërkohë që kombet perëndimore flasin për zgjidhje politike në Siri, Rusia vazhdon të intensifikojë sulmet e saj ushtarake për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Marrëveshja e Mynih për përfundimin e armiqësive e nënshkruar në orët e vona të 11 shkurtit nuk ka gjasa për të ndryshuar gjendjen në terren.

Gjatë dy viteve të fundit, palët kryesore të interesuara, përfshirë Moskën, kanë përsëritur vazhdimisht moton se nuk do të ketë zgjidhje ushtarake për Sirinë dhe kanë premtuar një zgjidhje diplomatike për të. Por aleanca e regjimit sirian me Rusinë dhe Iranin ka provuar të kundërtën e asaj që thamë.

Kjo ndërmarrje e re ushtarake sabotoi bisedimet e Gjenevës dhe kushtet e Rezolutës numër 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si armëpushim, ndihma humanitare dhe lirimin e të burgosurve.

Kurse tani pjesëmarrja ose jo në negociatat në Gjenevë të Komitetit të Lartë të Bisedimeve që përfaqëson opozitën është e varur nga vendimi numër 2254.

Opozita siriane, e udhëhequr nga Riyad Hijab, ka çdo arsye për të qenë skeptike rreth bisedimeve të shtyra për në 25 shkurt. OKB-ja, për të filluar negociatat nuk është në gjendje për të zbatuar dispozitat që ka vënë vetë.

Diplomacia ka një rol të madh për të luajtur. Por nëse do të ishim të sinqertë, Kremlini që dërgon ministrin e saj të jashtme për ti treguar botës se përfshihet në negociata, nga ana tjetër dërgon avionë luftarakë për të ndryshuar balancën e pushtetit në terren në Siri.

Diplomacia ruse shërben si një mbulesë për të fshehur veprimet ushtarake ruse në Siri. Sulmet ushtarake ruse në Siri shërbejnë gjithashtu edhe për të larguar vëmendjen nga Ukraina, ku deri më tani nuk është arritur të zgjidhet asnjë lloj çështje në krizën e saj për të cilat janë përgjegjëse manovrat ruse.

Duke bombarduar civilët, Rusia synon të krijojë një fluks masiv refugjatësh dhe në këtë mënyrë të ndëshkojë Evropën dhe Turqinë. Ajo është gjithashtu duke i dërguar një mesazh Amerikës në lidhje me pozicionin e saj strategjik. Presidenti rus Vladimir Putin, është duke mbushur një vakum strategjik të krijuar për shkak të pavendosmërisë së Perëndimit.

Ndërkohë që regjimi sirian vazhdon të vrasë dhjetëra njerëz çdo ditë, legjitimiteti moral i një strategjie të njëanshëm kundër DAESH-it bëhet i diskutueshëm. Po, lufta kundër DAESH-it duhet të vazhdojë dhe DAESH-i duhet humbë. Por kjo nuk duhet të kushtojë aq sa ti japë fitore ushtarake regjimit të presidentit sirian Beshar Esad dhe mbështetësve të tij.

Mijëra sirianë janë larguar më shumë nga terrori shtetëror i regjimit të Esadit dhe bombardimeve të mbështetësve të tij sesa terrori i DAESH-it.

- Artikulli i zëdhënësit të Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin botuar në “Daily Sabah" -



Lajme të ngjashme