Përfundojnë operacionet në Cizre, 600 terroristë të vrarë

Përfundojnë operacionet në Cizre, 600 terroristë të vrarë

Përfundojnë operacionet në Cizre, 600 terroristë të vrarë

Ministri i Brendshëm i Turqisë Efkan Ala, tha se kanë përfunduar operacionet në provincën Cizre të rrethit Sirnak, por ndalim qarkullimi do të vazhdojë edhe për pak kohë.

Ministri Ala në konferencën përpara gazetarëve në Stamboll deklaroi se kanë marrë fund operacionet në Cizre.

“Operacioni ka përfunduar. Kanë përfunduar me shumë sukses aktivitetet operacionale por ndalim qarkullimi ashtu si në Silopi do të vazhdojë edhe për pak kohë" tha Ala.

Në kuadër të operacioneve që filluan në 14 dhjetor 2015 në provincën Cizre të rrethit Sirnak, u asgjësuan rreth 600 terroristë.

Ndër të asgjësuarit pati edhe përgjegjës rajonalë të organizatës terroriste PKK.



Lajme të ngjashme