Turqia do ta ndihmojë gjithmonë Forcën e Sigurisë së Kosovës

Turqia do ta ndihmojë gjithmonë Forcën e Sigurisë së Kosovës

429426
Turqia do ta ndihmojë gjithmonë Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Haki Demolli, në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë u prit me nderime ushtarake nga ministri i Mbrojtjes Ismet Yilmaz dhe Garda kombëtare.

Të dy ministrat biseduan për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet dy ministrive si dhe për intensifikimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si në fushën e edukimit dhe arsimimit, stërvitjes, trajnimeve etj.

Ministri i FSK-së, Demolli pasi falënderoi ministrin e Turqisë për ndihmën që shteti i tij në vazhdimësi po jep për Kosovën e në veçanti për FSK-në, kërkoi nga ai që të vazhdojë përkrahjen në anëtarësimin në organizatat rajonale të sigurisë.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes Yilmaz premtoi se Turqia do ta ndihmojë FSK-së edhe në të ardhmen në të gjitha drejtimet, qoftë me ngritjen profesionale të kuadrove përmes arsimimit dhe trajnimeve, qoftë përmes donacioneve.

Ministri Demolli, sipas njoftimit të dërguar, gjatë qëndrimit në Turqi pritet të takohet edhe me personalitete të tjera të larta ushtarake si dhe do të vizitojë akademitë dhe shkollat ushtarake dhe kadetët e FSK-së, të cilët po studiojnë në Turqi.



Lajme të ngjashme