Turqi-Gjermani nënshkruajnë një plan të përbashkët për refugjatët sirianë

Sipas planit të përbashkët të veprimit, i cili u bë publik gjatë vizitës së Merkelit në Ankara, do të nisin iniciativat diplomatike për ndalimin e operacioneve ajrore ruse në Siri si dhe për angazhimin e NATO-s në krizën e refugjatëve.

429237
Turqi-Gjermani nënshkruajnë një plan të përbashkët për refugjatët sirianë
ankara merkel 2.jpg
merkel turkiyede

Kryeministri Ahmet Davutollu dhe Kancelaria gjermane Angela Merkel u takuan për të pestën herë gjatë 4 muajve të fundit.

Pika konstante e agjendës së takimit ishte ajo për refugjatët sirianë.

Në lidhje me këtë temë Turqia dhe Gjermania vendosën të veprojnë së bashku.

Kancelarja gjermane Angela Merkel në Ankara erdhi me një dosje të rëndësishme në çantë, siç është ajo e refugjatëve sirianë.

Në Kryeministri dhe Presidencë u zhvilluan takime të rëndësishme.

Ndërsa plani i veprimit me 10 pika për refugjatët u publikua pas takimit me Kryeministrin Ahmet Davutollu.

Sipas planit do të nisin iniciativa diplomatike lidhur me sulmet ajrore të Rusisë dhe vrasjen e civilëve në Siri.

Në lidhje me çështjen e refugjatëve do të sigurohet jo vetëm angazhimi i OKB-së, por edhe i NATO-s.

Gjermania do të ofrojë ndihma për refugjatët në kufirin me Sirinë.

Agjencia e Kryeministrisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD) dhe Komiteti i Asistencës Teknike të Gjermanisë do të punojnë së bashku. Gjithashtu do të intensifikohen operacionet kundër trafikantëve të qenieve njerëzore.

Një nga pikat mbi të cilën u arrit konsensusi ishte edhe ajo për 3 miliardë eurot që Bashkimi Evropian do ti dërgojë Turqisë për refugjatët sirianë

Gjatë përdorimit të fondit prioritet do ti kushtohet ndërtimit të objekteve për shkollimin dhe kujdesin mjekësor të të rinjve sirianë.

Në lidhje me emigrantët e strehuar në Turqi do të bisedohet gjithashtu edhe me Greqinë. Të enjten Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Menaxhimin e Migracionit do të vlerësojë mundësitë për të bashkëpunuar me autoritetet përkatëse greke.


Lajme të ngjashme