Një dramë e re e emigrantëve në Detin Egje

Një dramë e re e emigrantëve në Detin Egje

Një dramë e re e emigrantëve në Detin Egje

Si pasojë e mbytjeve të varkave të cilat transportonin emigrantë në Dikili të Izmirit dhe Edremitit të Balikesirit, 33 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë shpëtuar.

Për shkak të mbytjes së varkës që transportonte klandestinë në gjirin e Edremitit sipas informacioneve të para 22 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë shpëtuar.

Ndërkaq vazhdojnë kërkimet për 40 persona të tjerë, për këtë arsye ndihet shqetësimi për rritjen e numrit të viktimave.

Kurse në provincën Dikili, në orët e para të mëngjesit u mbyt varka dhe u mbytën 11 persona, ndërsa 3 të tjerë u shpëtuan.

Në këtë rajon vazhdojnë punimet për kërkim shpëtim.

Nga ana tjetër, foshnja 1 vjeçare Garam, që mbërriti në Adana në krahët e të ëmës pasi ishte arratisur nga bombardimet në qytetin Halep të Sirisë, vdiq nga uria.

E ëma e foshnjës, Nesrin Berdoş, shpjegoi se udhëtuan në këmbë nga Halepi për në rrethin Hatay të Turqisë dhe kishin shkuar me autobus për në Adana nga ku do të kalonin në Stamboll.

Ajo bëri të ditur se burri i ishte vrarë gjatë luftës civile në Siri, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës u dërgua në Institutin Mjekoligjor të rrethit të Adanasë.

Sipas përcaktimeve të para, foshnja ka vdekur për shkaqe të mos ushqimit të mjaftueshëm dhe të ftohtit.



Lajme të ngjashme