Zëvendëskryeministri Elvan prononcohet në lidhje me operacionet anti-terror

“Nënprefekturën Silopi e kemi pastruar nga dhuna e terrorit. Ndërkaq operacionet në Xhizre dhe Sur janë duke përfunduar”,- ka thënë Elvan.

Zëvendëskryeministri Elvan prononcohet në lidhje me operacionet anti-terror

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Lutfi Elvan prononcohet në lidhje me operacionit anti-terror.

Zëvendëskryeministri Elvan tha se “Nënprefekturën Silopi e kemi pastruar nga dhuna e terrorit. Ndërkaq operacionet në Xhizre dhe Sur janë duke përfunduar”.

Gjatë pjesëmarrjes në një program të një kanali televiziv, Lutfi Elvan iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës dhe bëri një vlerësim.

Në lidhje me planin e veprimit të publikuar nga ana e Kryeministrit, Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) në Mardin, Elvan tha se ai do ti përgjigjet nevojave të gjithanshme.

Duke e bërë të ditur se Partia HDP ka filluar ta humbas përkrahjen e banorëve të kësaj zone, Lutfi Elvan tha: “Partia HDP në vend se ta zgjedh rrugën për ta përfaqësuar popullin, ajo veproj si një zgjatim politik i PKK-së. Posaçërisht nëse shikohet në deklaratat e bëra viteve të fundit ata nuk kanë shfaqur ndonjë qëndrim jashtë atij të një pjesëtari të organizatës separatiste”.



Lajme të ngjashme