Italia zhbllokon fondin e BE-së për refugjatët sirianë në Turqi

Kryeministri italian Mateo Renzi bëri të ditur se vendi i tij do të mbështesë fondin prej 3 miliardë eurosh që BE-ja do ti japë Turqisë për sirianët e strehuar në këtë vend.

suriye cocuk.jpg
 rus uçakları suriye hava saldırısı

Italia hoqi bllokadën ndaj fondit prej 3 miliardë eurosh që do ti jepet Turqisë për ti përdorur për refugjatët sirianë.

Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi tha se Turqisë do ti sigurojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme për të shpëtuar jetët e njerëzve.

Ndërsa Jordania, e cila sipas të dhënave zyrtare strehon në tokat e saj rreth 635 mijë refugjatë sirianë, bëri të ditur se ndodhet në gjendje të vështirë.

Mbreti i Jordanisë Abdullah tha se shërbimet publike në vend ndodhen në situatë të vështirë, pasi rreth 25% e buxhetit të shtetit është ndarë për të ndihmuar refugjatët.

Mbreti Abdullah ka theksuar se nuk mund të pranojë më shumë refugjatë në rast se nuk u sigurohet mbështetje ekonomike.

Ndërkohë vazhdon ende drama e emigrantëve që largohen nga vendet e tyre për shkak të destabilitetit dhe konflikteve.

Emigrantët janë bllokuar sërish në një nga pikat e rëndësishme të kalimit transit në Evropë, në atë kufirit Greqi-Maqedoni. Gjatë natës e kaluan kufirin 3 mijë emigrantë dhe për shkak të fluksit të madh kufiri u mbyll përkohësisht. Autoritetet njoftuan se kufiri do të rihapet pas përfundimit të procesit të regjistrimit.

Më shumë se 2 mijë emigrantë që prisnin para portës kufitare, ku janë krijuar radhë të gjata me autobusë, e kaluan natën jashtë.

Kurse në Itali forcat e sigurisë kanë shpëtuar rreth 400 emigrantë afrikanë, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë fëmijë.


Lajme të ngjashme