Davutoglu: Paketa ligjore për reformat së shpejti në Kuvend

Në Kuvendin turk së shpejti do të vijë për diskutim e miratim paketa e reformës, që përfshin edhe lëvizjen pa viza drejt Evropës, deklaroi Kryeministri Davutollu në një bashkëbisedim me gazetarët.

Davutoglu: Paketa ligjore për reformat së shpejti në Kuvend

Davutollu, në deklaratat që bëri për gazetarët pas përfundimit të kontakteve në Bruksel, bëri të ditur se në fillim të vitit 2016 do të aktivizohet një grup i përbashkët pune.

“Do të sjellim në Kuvend një paketë ligjesh, e cila përmbledh të gjitha reformat e nevojshme për heqjen e vizave në kontekstin edhe të procesit të reformave brenda Turqisë”, tha Kryeministri Davutollu.

Si adresë për liberalizimin e vizave Davutollu tregoi Kuvendin, ndërsa theksoi se procesi me të njëjtën shpejtësi duhet të vazhdojë edhe nga ana e BE-së.
Kryeministri turk para këtij samiti të rëndësishëm, ku morën pjesë 12 vende, realizoi një takim edhe me homologun e tij grek, Aleksis Ciprias.davutoglu-cipras

Pika kryesore e takimit ishte kriza e emigrantëve në Egje, si një problem i përbashkët për të dyja vendet.

Pastaj Davutollu mori pjesë në takimin e “Vendeve të Njëmendshme”

Kurse grupi i përbashkët i punës do të nisë të funksionojë në janar.

Çështja më e rëndësishme do të jetë sërish ajo e krizës së emigrantëve.

Më 22 janar Turqia do të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë me Gjermaninë, ndërsa me Greqinë do ta ketë në gjysmën e parë të shkurtit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme